Afera 'Partizani'/ GJKKO rrëzon kërkesat e Berishës dhe Malltezit! Ish kryeministri me masë sigurie, dhëndri në burg

8 Nëntor 2023, 10:28| Përditesimi: 8 Nëntor 2023, 19:45

  • Share

TIRANE -  Sali Berisha do të vijojë të hetohet nën masën e sigurisë 'detyrim me paraqitje' dhe 'ndalim të daljes jashtë shtetit', ndërsa dhëndri Jamarbër Malltezi në masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për aferën e privatizimit të ish kompleksit Partizani që pasoi me ndërtimin e 19 kullave dhe një fitim sipas SPAK prej 5.4 mln euro.

Vendimet u morën sot nga gjyqtarja Irena Gjoka e cila rrëzoi kërkesat e avokatëve për shuarjen e masave të sigurisë të vendosura ndaj tyre më 20 tetor 2023

Kërkesat u shqyrtuan në seanca të veçanta që u mbajtën me dyer të mbyllura sot në GJKKO.

Avokatët e ish kryeministrit, Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi kërkuan shuarjen e masave për Sali Berishën pasi sipas tyre, mos-ekzekutimi i vendimit brenda 48 orëve ka sjellë rënien e tij. Gjithashtu ata kërkuan përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka, e cila sipas tyre është shkarkuar në vitin 1996 në një kohë kur KLD-ja drejtohej nga Berisha në cilësinë e presidentit të kohës.

 Gjithashtu gjyqtarja Irena Gjoka rrëzoi dhe ndryshimin e masës së sigurisë 'arrest me burg' për Malltezin.

Ndërsa gjyqtarja e gatshme në GJKKO, Rudina Palloi rrëzoi dy kërkesat e Berishës dhe Malltezit për përjashtimi e gjyqtares Gjoka.

Në vendimin e datës 26 tetor 2023 që konfirmoi masat ndaj Sali Berishës, thuhet se ai vetë dhe familjarët e tij, kanë mundësuar shmangien e personit në hetim nga marrja dijeni për vendimin. Oficerët kanë shkuar në selinë e rithemelimit dhe në banesën e Berishës disa herë por ai nuk ka pranuar ti takojë me pretendimin se vendimi ishte antikushtetues.  

Ndërkohë Sali Berisha në një konferencë për median akuzoi sot prokurorët e dosjes Arben Kraja dhe Enekeleda Millonai se ishin në konflikt të hapur interesi dhe se po hakmerren ndaj tij.

Ora 16:26
GJKKO rrëzoi kërkesën e Berishës dhe Malltezit për shuarjen e masave të sigurisë, avokati: E konsiderojmë të paekzekutuar vendimin

 

GJKKO ka rrëzuar kërkesën e bërë nga Berisha dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi për shuarje të masave të sigurisë të marra ndaj tyre për aferën ‘Partizani’.

Vendimi 1 

 Gjykata, bazuar në nenet 112, 249, pikat 1/1 dhe 7 të Kodit të Procedurës Penale;
VENDOSI: Rrëzimin e kërkesës së kërkuesit/personit nën hetim Sali Berisha, me objekt: “Konstatim i humbjes së fuqisë së masave shtrënguese “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” parashikuar nga nenet 233 dhe 234 të K.Pr.Penale, caktuar ndaj deputetit të Kuvendit të Shqipërisë Prof.Dr.Sali Berisha, Kryetarit të Opozitës”  , si të pabazuar në ligj" thuhet në vendimin e GJKKO-së

Vendimi i dyte
" Gjykata, bazuar në nenet 112, 249, pikat 1/1 dhe 7 të Kodit të Procedurës Penale;
VENDOSI: Rrëzimin e kërkesës së kërkuesit/personit nën hetim Jamarbër Malltezi, me objekt: “Konstatimi i humbjes së fuqisë së masës shtrënguese “arrest në burg” të caktuar sipas vendimit nr. 112, datë 20.10.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj Prof.Dr.Jamarbër Malltezi.”, si të pabazuar në ligj" 

Në dalje për mediat, avokati Genc Gjokutaj tha se vendimi i masave të sigurisë ndaj Berishës dhe Malltezit u është dhënë sot, gjë që sipas tij përbën shkelje.

“Vendimi i zbardhur na u dha sot. Vendimet janë të padepozituara në sekretarinë e gjykatës. Ne e konsiderojmë të paekzekutuar atë vendim sepse këta po i qëndrojnë shkeljes.  Të dyja kërkesat janë rrëzuar, edhe ajo për Jamarbrin”- tha Gjokutaj.

Ora 16:12
Kërkoi shuarjen e masës 'detyrim paraqitje' për aferën e kompleksit 'Partizani', GJKKO rrëzon Berishën

1698912579_berisha.jpg

GJKKO ka rrëzuar kërkesën e Berishës për shuarjen e masës "detyrim paraqitje". Kërkesa u shqyrtua nga gjyqtarja Irena Gjoka për të cilën avokatët e Berishës kërkuan përjashtimin. 

Ora 15:58
Afera 'Partizani', rrëzohet kërkesa e Berishës për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka

1699436171_page.jpg

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e bërë nga avokatët e Berishës për përpjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka nga seanca ku shqyrtohet kërkesa për shkuarjen e masës "detyrim paraqitje" për ish-kryeministrin. 

Mësohet se seanca po vijon me Irena Gjokën e cila do të shqyrtojë kërkesën e Berishës për shuarjen e masës ndaj tij të marrë nga GJKKO. 

Ora 15:21
Kërkoi përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka, GJKKO shtyn seancën për Jamarbër Malltezin

1698077802_1211.jpg

Është shtyrë për më vonë seanca në GJKKO ku po shqyrtohet kërkesa e Jamarbër Malltezit për shuarjen e masës së sigurisë "arrest me burg". 

Shkak është bërë kërkesa e Malltezit për përpjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka me arsyetimin se ka vonuar zbardhjen e vendimit për të. Fillimisht do të trajtohet kërkesa e Malltezit për përjashtimin e Irena Gjokës dhe më pas ajo e shuarjes së masës së sigurisë "arrest me burg". 

Ora 14:41
Seanca në GJKKO, Malltezi kërkon përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka, avokati: Nuk zbardhi në kohë vendimin

1698092219_jamarbrmalltezi.jpg

Ka nisur seanca në GJKKO për Jamarbër Malltezin. Dhëndri i Berishës kërkon përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka me arsyetimin se nuk zbardhi në kohë vendimin.

Në seancën që mbahet sot në GJKKO, trajtohet kërkesa e Malltezit për shuarjen e masës ‘arrest me burg”.

Ora 11:51
Avokatët e Sali Berishës kërkojnë sërish përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka, ja argumentet

 

Avokatët e Sali Berishës kanë depozituar kërkesën për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka.

Prandja seanca u shty në orën 15:30 minuta për të shqyrtuar kërkesën për përjashtimin e Irena Gjokes.

Kjo është hera e dytë kur avokatët bëjnë kërkesë për përjashtimin e gjyqtares. 

Sipas avokatëve gjyqtarja nuk ka zbardhur vendimin dhe ka konflikt interesi pasi Irena Gjoka është shkarkuar nga Berisha në 96 kur ka qenë kryetar i KLD-së.

Ora 11:16
Afera e privatizimit të kompleksit Partizani, Malltezi kërkon heqjen e masës së sigurisë ‘arrest me burg’

1698139876_saliberishajamarbrmalltezi.jpg

Avokatët e Jamarbër Malltezit kanë kërkuar heqjen e masës së sigurisë “arrest me burg” të marrë nga GJKKO ndaj tij në datë 23 tetor.

Mësohet se seanca në GJKKO për Malltezin do të mbahet në orën 13:30, ku do të shqyrtohet e njëjta kërkesë si e Berishës për shuarje të masës arrest në burg me argumentin e mosrespektimit të afateve ligjore.

B.V//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arben: 08/11/2023 18:25

    Populli shqiptar e dha mendimin e vet per Sali Berishen ne zgjedhjet e vitit 1991. E perjashtoi Saliun nga e ardhmja e vendit qe ne garen e pare! Por Berisha me ndihmen e faktorit kriminal dhe me protestat ne vend e vodhi pushtetin. Tani ka ardhur koha te paguaje per ate qe beri ne 1991, kur nuk pranoi vullnetin e popullit shqiptar!Cfare ndodhi me pas eshte vetem pasoje e kesaj vjedhjeje! Sot eshte 82 vjetori i themelimit te PS! Asnjehere nuk do ta humbiste pushtetin nga populli kjo parti po te mos merrej me dhune nga faktoret destabilizues nga brenda dhe jashte.

    Përgjigju
  • ABI: 08/11/2023 13:39

    Llogarite inatin e malokut qe e mban mend mbas 27 vjetesh qe e ka shkarkuar nga kryetare e kld-se !!!!! Une jam i mendimit qe dosjen e sales tja kalojme gjygjetarit te nderuar Gjin Gjoni se tani eshte gati se i rriti kalamjte.

    Përgjigju
  • Ethem Lalaj-Jo anonim: 08/11/2023 11:28

    SPAK+GJKKO të mos ndalen nga kërcënimi i një hajduti e Vrasësi i paprecedent në 33 vite në Shqipëri.Zvarritja me proçedura që kërkon non grata është dobësi e drejtësisë së RE,ku populli po pret me padurim për sekuestro pasurisë dhe futjes në burg të VIPAVE 33 vjeçar. -Historia do flasi për Sb por edhe për SPAK+GJKKO.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?