Kërkoi ndihmë për babain e sëmurë, reagon sërish Gent Cakaj: Është siguruar plazma e gjakut

16 Mars 2021, 21:03| Përditesimi: 16 Mars 2021, 21:06

  • Share

Vetëm pak orë pasi kërkoi ndihmë për babain e sëmurë me COVID, ish-ministri Gent Cakaj, ka njoftuar se është siguruar plazma e nevojshme e gjakut për babanë e tij, Shkelzen Cakaj.

Me anë të një njoftimi në mediat sociale Cakaj falenderon dashamirësit dhe shpreh mirënjohje të thellë për ata që u treguan të gatshëm për të dhënë ndihmë.

‘Miq e dashamirës, Faleminderit nga thellësia e zemrës për gatishmërinë e pakursyer e ndihmën e pamatshme që keni dhënë sot për babain tim, Shkëlzenin. Me anë të këtyre fjalëve, ju njoftoj se tashmë kemi siguruar plazmën e nevojshme të gjakut, por asnjëherë nuk do të mund t'ua shpreh mjaftueshëm mirënjohjen e falënderimin për çdo fjalë të mirë, zemren e gjerë e gjakun e dhënë! Ju mbetem mirënjohës të gjithëve përjetë! Faleminderit! Faleminderit! Faleminderit! Zoti ju ruajt! Sinqerisht, Genti!’- shkruan Cakaj.


Lajmi kryesor:

Kërkoi ndihmë për babain e sëmurë me COVID, Gent Cakaj gjen zgjidhje: Është siguruar plazma e gjakut


M.Q./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?