Gent Cakaj

Kërkoi ndihmë për babain e sëmurë me COVID, Gent Cakaj gjen zgjidhje: Është siguruar plazma e gjakut

16 Mars 2021, 16:57| Përditesimi: 16 Mars 2021, 21:11

  • Share

Vetëm pak orë pasi kërkoi ndihmë për babain e sëmurë me COVID, ish-ministri Gent Cakaj, ka njoftuar se është siguruar plazma e nevojshme e gjakut për babanë e tij, Shkelzen Cakaj.

Me anë të një njoftimi në mediat sociale Cakaj falenderon dashamirësit dhe shpreh mirënjohje të thellë për ata që u treguan të gatshëm për të dhënë ndihmë.

Ish-ministri pak orë më parë kishte bërë thirrje për ndihmë për babain e tij, të cilit i duhej plazmë gjaku e grupit A pozitiv, pasi është i infektuar me COVID-19.

‘Të nderuar miq, i shtrenguar nga beteja me COVID-19, detyrohem të ju kërkojë ndihmë personale për të siguruar me urgjencë plazmë të gjakut për grupin A pozitiv, për babain tim, Shkelzen Cakaj.

Gjaku duhet të përmban mbi 50 antitrupa!  Ndihmuesit e mundshëm duhet të lajmërohen sa më parë në Qendrën e Transfuzionit të Gjakut në QKUK, në emër të babait tim, Shkelzen Cakaj.

Po ashtu, të gjithë ata që kanë mundësi mund të na kontaktojnë drejtëpërdrejtë edhe në këtë numër telefoni: +38345101998! Ju falemnderoj përultësisht dhe Zoti ju bekoftë! Sinqerisht, Genti!’- shkruan ish-ministri Cakaj.

Ora 21:03
Kërkoi ndihmë për babain e sëmurë, reagon sërish Gent Cakaj: Është siguruar plazma e gjakut

Vetëm pak orë pasi kërkoi ndihmë për babain e sëmurë me COVID, ish-ministri Gent Cakaj, ka njoftuar se është siguruar plazma e nevojshme e gjakut për babanë e tij, Shkelzen Cakaj.

Me anë të një njoftimi në mediat sociale Cakaj falenderon dashamirësit dhe shpreh mirënjohje të thellë për ata që u treguan të gatshëm për të dhënë ndihmë.

‘Miq e dashamirës, Faleminderit nga thellësia e zemrës për gatishmërinë e pakursyer e ndihmën e pamatshme që keni dhënë sot për babain tim, Shkëlzenin. Me anë të këtyre fjalëve, ju njoftoj se tashmë kemi siguruar plazmën e nevojshme të gjakut, por asnjëherë nuk do të mund t'ua shpreh mjaftueshëm mirënjohjen e falënderimin për çdo fjalë të mirë, zemren e gjerë e gjakun e dhënë! Ju mbetem mirënjohës të gjithëve përjetë! Faleminderit! Faleminderit! Faleminderit! Zoti ju ruajt! Sinqerisht, Genti!’- shkruan Cakaj.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?