Pamje nga Spanjë 1-1 Gjermani

KATAR 2022/ Gjermania shmang turpin e eliminimit 7 minuta nga fundi, barazim me 2 gola kundër Spanjës! Garë e fortë në grupin E (VIDEO)

27 Nëntor 2022, 21:59| Përditesimi: 28 Nëntor 2022, 07:11

  • Share

FT/ Spanjë 1-1 Gjermani (Morata 62' / Fullkrug 83')

Spanja dhe Gjermania barazuan 1-1 në ndeshjen e dytë të grupit E në Kupën e Botës. Goli i Moratës në minutën e 62 për Spanjën u barazua nga Fullkrug në minutën e 83, me gjermanët që me këtë pikë shmangin eleminimin dhe kërkojnë të kalojnë grupin në ndeshjen e fundit.

Ndeshja nisi me dy skuadrat që studiuan njëra-tjetrën dhe nuk dolën në aventurë. Do duhej minuta e 40 që Gjermania të gjente golin me Rudiger, teksa VAR "ngriu" festën e Panzerave për pozicion jashtë loje.

Me skuadrat që shkuan në pushimin mes pjesëve me rezultat të "thatë", si Enrique dhe Flick provuan ta zgjidhnin ndeshjen nga stoli. Futja e Moratës dhe Fullkrug ishte deçizive. Morata në të 62 minutë, vetëm tetë minuta pasi u hodh në fushë kaloi "Furinë e Kuqe" në avantazh pas asistit të Albës.

Pas golit të pësuar Gjermania shtoi sulmet, teksa barazoi në minutën e 83 me Fullkrug pas asistit të Musiala. Goli bëri që ndeshja të mbyllej 1-1, me gjermanët që ia dolën të shmangin eleminimin dhe të provojnë gjithçka në ndeshjen e fundit.

Pas dy ndeshjeve në grupin E, Spanja kryeson me katër pikë, ndjekur nga Japonia dhe Kosta Rika me tre pikë. Gjermania në fund me një pikë. Në ndeshjet e fundit në grupe, Gjermania luan me Kosta Rikën dhe kërkon me çdo kusht tri pikët, duke shpresuar që Spanja të fitojë kundër Japonisë.

VIDEO:

Renditja:

Ora 21:44
VIDEO/ Gol me peshë nga Fullkrug, Gjermania barazon Spanjën

Spanjë 1-1 Gjermani. Fullkrug ka barzuar për Gjermaninë në minutën e 83 të ndeshjes. Gol me peshë nga sulmuesi që u fut në lojë në minutën e 70. Gjermania çlirohet pas këtij goli.

 

Ora 21:23
VIDEO/ Shokohet Gjermania, Morata kalon në avantazh Spanjën pas tetë minutave në fushë

Spanjë 1-0 Gjermani. Morata ka shënuar për Spanjën në minutën e 62. Pas një aksioni të bukur nga iberikët, Alba ka asistuar për Moratën që u fut në fushë në minutën e 54.

 

Ora 20:43
VIDEO/ Gjermania i shënon Spanjës, VAR 'ngrin' festën e Rudiger

Spanjë 0-0 Gjermani. Antonio Rudiger shënon për Gjermaninë në minutën e 40. Një krosim nga e djathta ka bërë që mbrojtësi të ndodhej i harruar në zonën kundërshtare duke mposhtur Unai Simon. Festa e Gjermanisë nuk zgjati shumë pasi VAR anulloi golin për pozicion jashtë loje.

 

S.DH//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?