KATAR 2022/ Kosta Rika befason Japoninë, ringjallet pas turpërimit me Spanjën! Vendos goli i Fuller, feston edhe Gjermania (VIDEO)

27 Nëntor 2022, 11:15| Përditesimi: 27 Nëntor 2022, 13:04

  • Share

Japonia, që shtangu pak ditë më parë Gjermaninë, shumë shpejt është ulur me këmbë në tokë, pasi Kosta Rika e ka mposhtur minimalisht 0-1, për llogari të grupit E. Në stadiumin Ahmed Bin Ali pati pak raste për t’u veçuar, por në tentativën e parë amerikano-qendrorët gjetën rrugën e rrjetës. Kjo goditje erdhi pikërisht në minutrën e 81, me Fuller, i cili lëshoi një goditje ta pakapshme për portierin japonez.

Kjo fitore e Kosta Rikës ishte e papritur edhe për faktin se pak ditë më parë u shkatërrua 7-0 nga Spanja, ndërsa një fitore e kualifikonte Japoninë për në turin tjetër.

Tani tre skuadra në grupin E janë në kuotën e 3 pikëve. Bëhet fjalë për Spanjën, Japoninë dhe Kosta Rikën. Gjermania që ka zero pikë do luajë sonte kundër Spanjën ndeshjen e radhës, që është jetë a vdekje për ‘panzerat’.

Formacionet zyrtare

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?