Kronikë

Kapja e 324 kg kokainë, eksperti Dyrmishi: Arritje e institucioneve! Organizatat e zgjedhin Shqipërinë se mendojnë që do kenë sukses

18 Qershor 2021, 21:37| Përditesimi: 18 Qershor 2021, 22:10

  • Share

Kapja 324 kilogramë kokainë në Portin e Durrësit, është temë diskutimi në emisionin “Pa Protokoll” në Report Tv. Arjan Dyrmishi Ekspert i Sigurisë Kombëtare, tha se kjo mund të shihet si një arritje e institucioneve. Sipas tij sasitë e mallrave të kapura tregojnë se organizatat kriminale kanë kapacitet. Duke qenë që droga është një mall i paligjshëm, sipas Dyrmishit vendet nga ku zgjedh organizata ta kalojë, sipas kalkulimeve që bëjnë mendojnë se do do kenë sukses kalimi.

“E para mund të shihet si arritje e institucioneve. Dihet që Shqipëria ka qenë një nga rrugët tradicionale të trafikimit të kokainës. Dihet që janë droga që janë vijnë nga amerika latine. Këto janë mallra të paligjshme në treg  dhe kushtojnë e të marrësh operacione të tilla tregon që organizatat kanë kapacitet. Unë do thoja që është ajo që tha Klosi  që droga është një mall që vazhdon, por duke qenë se është një mall i paligjshëm vendet nga ku zgjedh të kalojë, sipas kalkulimeve që bëjnë mendojnë se do u ecë me sukses kalimi. Problemi i trafikut të drogës është ndërkombëtar”, tha Dyrmishi.

Edhe Fatos Klosi tha se fakti që Shqipëria zgjidhet si vend tranzit tregon se organizata besojnë se e kanë më kollaj.

“Fakti që Shqipëria zgjidhet si vend tranziti, tregon se organizatat kriminale besojnë se në Shqipëri e kanë më kollaj”, shtoi Klosi.

Organizatat kriminale sipsa Nesturit janë gjithmonë janë një hap përpara.

“Është sukses dhe meritë kapja e një sasie të madhe. Pavarësisht sesi mund të ketë ardhur. Nuk është sasia e parë që po kapet. Organizatat kriminale gjithmonë janë një hap përpara. Sa më i dobët të jetë shteti aq më shumë bëhen këto lloj trafiqesh nga ana tjetër kapja e tyre tregon lëvizje pozitive nga ana e autoriteteve. Organizatat kriminale e shohin vendin tonë si vend tranziti, ka elementë ku mund të kalohet”, tha Nesturi.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?