Kaosi në Parlament/ Përjashtohen me 10 ditë Salianji, Spaho e Doda, e deputetët mbështetës të Berishës

3 Nëntor 2023, 11:29| Përditesimi: 3 Nëntor 2023, 16:38

  • Share

TIRANE - Sekretariati i Etikës i Kuvendit përjashtoi me 10 ditë Ervin Salianji, Edmond Spaho dhe Petrit Doda, deputetët e grupit të Rithemelimit.

Partia Socialiste me firmën e 15 deputetëve kërkoi përjashtimin e tre deputetëve Ervin Salianji, Petrit Doda dhe Edmond Spaho si autorë të kaosit dje në Kuvend.

Sekretariati i Etikës u mblodh online  

Të përjashtuar nga mbledhja online e sekretariatit ishin deputetët Saimir Koreshi dhe Bledion Nallbati, për shkak të trazirave të seancës së kaluar.

Ndërkohë Policia dhe Oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë mbledhur provat për pamjet filmike të kamerave të sigurisë të sallës së parlamentit ku në seancën e 2 nëntorit deputetët e Rithemelimit krijuan kaos duke marrë karriget dhe i vendosur para foltores, mëson Report Tv.

Dje, pasi seanca u mbyll në ambientet e Kuvendit shkoi dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj si dhe dy oficerë të BKH të kryenin verifikim në lidhje me incidentet e shkaktuara brenda sallës plenare të Kuvendit nga deputetët e opozitës. Verifikim do të ketë për hedhjen e tymueseve dhe aktet e dhunës në sallë. 

Ende nuk dihet akuzat konkrekte që do të ngrihen, apo emrat e deputetëve që do të jenë në verifikim dhe Byroja Kombëtare e Hetimit dhe SPAK ende nuk kanë dalë me një qëndrim.

Grupi i Rithemelimit është shprehur i vendosur se do të vijojë skenarin e kaosit me qëllim moslejimin e zhvillimit normal të punimeve në parlament pasi akuzojnë maxhorancën se po kërkon të asgjësojë opozitën duke iu refuzuar e drejta e tyre kushtetuese për ngritjen e komisioneve hetimore, dhe vendosjen e bashkëkryetarit Oerd Bylykbashi në vend të Enkelejd Alibeajt në Komisionin e Reformës zgjedhore. 

Skenat e kaosit në parlament nga mbështetësit e Sali Berishës, në hetim pasi është i akuzuar për korrupsion pasiv në aferën e privatizimit të kompleksit Partizani, janë të përsëritura prej 19 tetorit kur dhe u mor vendimi për përjashtimin e 10 deputetëve të grupit të Rithemelimit.

Ndërkohë pas seancës së djeshme në një mbledhje urgjente me grupin parlamentar grupi i Rithemelimit paralajmëroi se do të paraqesë kallëzim penal në SPAK për Lindita Nikollen duke e akuzuar se lejoi punonjësit e Gardës të futen të armatosur në sallën e Parlamentit. Vetë Garda përmes një reagimi për Report Tv e mohoi.  

Lajmi ne perditesim 

(Kliko këtu për të parë dokumentin e plotë)

 

Ora 13:11
'Veprimet guerrilase bëhen në mal jo në parlament!' Sali Berisha zihet ngusht për kaosin në parlament, i kujtojnë deklaratën e 2015

1698915466_39884331213915777547710617083175325532277359n.jpg

Sali Berisha zihet ngushtë dhe përpiqet të justifikojë aktet e kaosit në seancën e djeshme parlamentare, veprime të cilat në 2015 kur deputetët e Vetëvendosjes i bënë në parlamentin e Kosovës, i quajti veprime guerrilase dhe madje këshilloi Kurtin duke i thënë se nëse donte të bënte guerrilasin të dilte në mal.

Në konferencën e sotme për median Berisha u pyet: Më 3 dhjetor 2015 ka pasur zhvillime në Kosovë ku deputetët e Vetëvendosjes bënin trazira përfshi dhe gazin lotsjellës. Ju zoti Sali Berisha deklaruat: "Më thoni mua në cilin parlament të botës hidhen bomba me gaz dhe kryhen veprime guerrilase. Nëse do të bësh guerrilasin dil në mal. Çfarë po bën Sali Berisha në kuvend?" 

Sali Berisha: Dakord por më thuaj pak cila e drejtë kushtetuese iu mohua deputetëve të Vetëvendosjes? Nëse deputetëve të Vetëvendosjes nuk iu lejohej krijimi i komisioneve hetimore parlamentare.

Iu mohua atyre e drejta e komisionit hetimor parlamentar, a ishte paralizuar e drejta e iniciativës ligjvënëse?  Iu caktonte atyre kryeministri i vendit përfaqësuesit në komisionin e reformës zgjedhore. Nëse kanë ndodhur Sali Berisha publikisht do i kërkojë të falur. Por në dijeninë time nuk kanë ndodhur.

Kjo që ndodh sot është një aksion i detyruar për të mos bojkotuar parlamentin. Është një betejë për të rikthyer normalitetin dhe kushtetutshmërinë. Prapa protestës së deputetëve në opozitë duhet të shikosh shëmtinë e pafundme të qeverisë që u mohon atyre të drejtat kushtetuese në sallë. Në çdo moment kjo protestë ka vetëm një qëllim, garantimin e të drejtave kushtetuese të qytetarëve.

Ideja e krahasimit me qëndrimet që kam mbajtur ndaj Vetëvendosjes nuk qëndron. Megjithatë ai që më thotë shkaqet që kanë qenë në kushtet e shkeljes së kushtetutës i tërheq fjalët e mia." 

 

Lajmi ne perditesim... 

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Rikard Lacjani: 04/11/2023 08:09

    Hahahah ku je lexhende po tallin leshte nderkombetaret jashte dhe keto brenda vendit o njesh o mirekell of fridhdhom njeshi hahahhah

    Përgjigju
  • Iris: 04/11/2023 00:02

    Z.Ashiku,keni bere nje pamflet te shkelqyer,megjithese nuk keni shkruar as per gjysmat e atyre qe ndodhen gjate viteve 90' e ketej.Sa per karrigen,ate politikanet e sotem e shohin vetem si te tyren e vetem per veten.Nuk jane ata ne sherbim te popullit e shtetit,por e kunderta.

    Përgjigju
  • Ledina: 03/11/2023 22:49

    Pushime 10 dite krimineleve politike, turp te keni; ata duhen proceduar ne gjyq.

    Përgjigju
  • TAULANT: 03/11/2023 17:44

    Cojeni mer ket Saianjinj te beje burgun se late nam. Badolja i PD-se, bythlepiresi i lulit dhe tani i saliut. Me perpara ka qene llaplepiresi i Grides. E mbante ne vend te qenit per tia lepire dafllakun.

    Përgjigju
  • Abdurahim: 03/11/2023 15:49

    MOS MA PREK KARRIGEN TIME ! Pamflet Mos ma prek karrigen time ! Mos ma prek se të shiton zana ! Është e popullit ! Mes popullit jam edhe unë, emigranti 83 vjeçar. Kam djersë dhe gjak në të ! Ashtu siç kam në çdo pasuri të popullit ! Mos ma prek ! Boll ma, boll zotni, i kam opingat e grisura... Më preke tokën që mbaja shpirtin me bukë! E ndave me ligjin 7501, me litar, secilit nga një copë, secilin nga një minë në dorë, minë që nuk pushon së shpërthyeri sinorëve ! Shkatërrove bujqësinë, kullimin, industrinë, shkencën... me themel, pa tu dridhur dora e pa të vra ndërgjegjja ! Shkatërrove themelin e prodhimit bujqësor? E dini sa nitrat amoni, ure etj. prodhonte Azotiku i Fierit? Prodhonte në 24 orë 900 tonë plehra bujqësorë ! Prodhohej 340 tonë në 24 orë pleh dhe nitrat amoni. Në dy uzinat e tjera të uresë secila prodhonte nga 240 ton në 24 orë ! Po te llogarisësh totalin e prodhuar ne 24 ore i bie diku te gjysmë milion euro, kurse totali vjetor i te ardhurave diku te 220 milion euro ! Ne do kishim me shume te ardhura duke shitur nitrat amoni te fqinjët, sesa prodhime bujqësore te eksportuar sot ! Po kështu edhe prodhimi i superfosfatit në Laç ! Shkule me rrënjë plantacionet e mëdha frutore të Dibrës, Korçës, plantacionet e mëdha të agrumeve e të ullirit, Lukovën e bukur si në ëndërr ! Po kështu edhe institutet shkencore të Lushnjës, Shkodrës, Vlorës, Tiranës... Brenda një viti, në kulmin e skamjes dhe varfërisë, u ndërtua hekurudha Durrës Tiranë. Në vijim treni shkoi në Pogradec, në Vlorë, në Mallakastër, në Shkodër, në Han të Hotit e më tej në Evropë ! Ka 33 vjet që numri i pasagjerëve në linjat hekurudhore është zero ! Vetëm një gjë nuk arrite ta shkatërrosh, hidrocentralet mbi lumin Drin, atë të Fierzës, Komanit e Vaut të Dejës. Pate frikë nga nëma e maleve! Ato mbi lumin Mat, të Ulzës e të Shkopetit, ato të Bistricës, i fale për “një Euro” ! Shqipëria zinte vendin e tretë në botë për nxjerrjen e kromit, të parin për frymë të popullsisë. Mbi shpatullat dhe duart e minatorëve përcillej pesha e një milionë tonë krom në vit. Minatori me 10 vjet punë nën tokë e 50 vjet moshë merrte pensionin më të madh të kohës. Sot ai është i harruar, pa status, me pension që matet me atë një pastrueseje zyre! Shkatërruat dhe tjetërsuat minierat e kromit të Bulqizës, Martaneshit, Balgjajt, Cerujës, Kamit të Tropojës, duke formuar trustin e “lulekromit” që ka uzurpuar tërë ekonominë shqiptare ! Minierat e bakrit të Mirditës, Pukës etj. rridhnin flori të pastër. Uzinën e Rubikut ku floriri dilte i pastër e shkatërruat, e vodhët, ashtu siç shkatërruat uzinën moderne të prodhimit të telave në Shkodër duke nxjerrë në rrugë të madhe e duke i treguar rrugën e kurbetit dhjetëra mijëra njerëzve! Nuk latë në qendrat e fshatrave të bashkuar një çerdhe, një kopsht, një mami infermiere, një mjek, një spital. Ju sfidoj të më gjeni një mami-infermiere të vetme në një fshat të largët në malet e Shqipërisë, të jugut, të qendrës e të veriut ! Nuk e di në se ka ndonjë njeri, i moshës time apo i lindur në vitet ’90-të, të mos ketë dëgjuar, parë e përjetuar krismat e kallashnikovëve që zgjuan dhe vranë pranverën 1997, shkatërrimin e ushtrisë dhe armën mbrojtëse të kombit, që e lanë Shqipërinë të vetmin në Evropë (pse jo në botë) pa armë, pa ushtri, lakuriq me duar në xhepa përpara klimës së një lufte të re botërore ! Mund të vazhdoj pa u ndalë, me kokën ulur për vete dhe për të tjerët që atëherë, kur çdo ditë lëçisnim gazetave “çekun e bardhë”, “kuotën zero” dhe prisnim që më 22 mars 1992 shatërvanët në sheshin Skënderbeg do të rridhnin Coca cola, që rrinim në radhë tek Sudja... të sigurt se paratë ishin të pastra ( a nuk e kish thënë presidenti Berisha? ), ishim indiferentë kur flaka e barutit të Gërdecit përvëlonte burra, gra e fëmijë, një tragjedi me 26 viktima, që nuk dolëm në rrugë e ta detyronim Sali Berishën e Lulëzim Bashën me shokë të shtriheshin në bulevard, në krah të viktimave të 21 janarit, që nuk ia premë fletë arrestin për puçin ushtarak të shtatorit e puçet shkatërrimet e tjerë në vijim e deri sot ! Nuk ka shqiptar që nuk i ka parë dhe përjetuar të gjitha ! Po sheh çdo ditë edhe ata që “si ka parë akoma”... Unë sot, duke parë skenën makabre në parlamentin shqiptar, skenë e thyerjes së karrigeve dhe dhunës mesjetare, turp që se mban asnjë lloj kandari, pamfletit tim modest i vura një titull: MOS MA PREK KARRIGEN TIME ! Është e imja, është e jotja, është e jona, i majtë apo i djathtë, shqiptar. Do të desha që këtë thirrje, bashkë, të djathtë e të majtë, shqiptarë që flasin e mendojnë shqip, ta kishim bërë tridhjetë e tre vjet më parë kur pas zhgjëndrrës së diktaturës na ofruan ëndrrën e demokracisë. Unë, si gazetar, nga një cep i Shqipërisë, Dibra, modestisht e kam bërë. Për këtë më gjakosën, më dhunuan, më detyruan të iki që të shpëtoj jetën time dhe të fëmijëve të mi. Koha është për tu ngrit në këmbë e për të thirre në kor: MOS MA PREK KARRIGEN TIME ! MOS MA PREK E TË SHITOFTË ZANA ! Abdurahim Ashiku Gazetar Athinë, 2 nëntor 2023

    Përgjigju
  • Linda: 03/11/2023 15:19

    Berisha mbeshtet nga jasht dhe nga brenda nga anetaret qe kane perfituar prona dhe te ardhura te pa llogaritshme nga Bersha dhe tani justifikohen! Sa doli Ardita ne studio ne studion e Grida Dume mbas 2 ditesh Salianji hidhte karriget ne parlament jane te tera veprime super te organizuara,Berdhi mbeshtet nga jasht nga Tabaku e te tjeret per qef te vet ne parlament si ne shpi te vet.Te tere SPAKU do ti coj per skrap! Mediat nuk jane te lira vetem per politikanet por dhe per popullin dhe do themi dhe ne mendimet e tona ne SPAK e ne cdo intitucion qe eshte e mundur per te denoncuar!!

    Përgjigju
  • Dhurata uruci: 03/11/2023 13:30

    Spak dhe bkh te hetoje mjeken ne shkoder me pasuri 900 milion lek cash ne shtepi.

    Përgjigju
  • Dhurata uruci: 03/11/2023 13:28

    SPAK dhe bkh te hetoje mjeken ne shkoder Dhurata uruci me 900 milion lek cash ne shtepi.

    Përgjigju
  • Cubi: 03/11/2023 13:21

    Parlament i nje niveli mizerabel,rrugaceri e pa fund gjynah ta quash parlament e mbahen me taksat e shqipetareve. Kryeministri te shpall zgjedhjet e parakoheshme e te zhduken keta lloj fytyrash te degjeneruara se e sigurt qe si votojn me as nostalgjiket e tyre,na felliqen ne syt e botes.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?