OFL i kërkon llogari për pasurinë mikut të Shullazit, të 'Fortit të Rrugës së Kavajës' dhe ish-kampionit të boksit të Vllaznisë

10 Qershor 2020, 11:20| Përditesimi: 10 Qershor 2020, 17:50

  • Share

Katër persona të inkriminuar do të duhet të deklarojnë pasurinë. Operacioni Forca e Ligjit i ka dërguar formularin e vetëdeklarimit, Endrit Zelës, Genc Ferhatit, Igli Memajt dhe Nelson Hysës.

Endrit Zela është miku i Emiljano Shullazit dhe pjesë e bandës së tij. Ai është dënuar me 10 vite për veprën penale "Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie" e kryer në bashkëpunim.

Genc Ferhati, i njohur ndryshe si i "Forti i Rrugës së Kavajës" është i dënuar për veprën penale "Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie". Ferhati është një nga personat më të njohur për policinë që e kishte të skeduar si pjesë të botës së krimit në vitet 1997-2000. Në vitin 1999 ai i bëri atentat mafioz me anti tank Denis Gines dhe Medjan Shehut. Në 2017 është dënuar për gjobëvënie.

Igli Memaj, banues në Vlorë, për të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Vrasja në rrethana cilësuese". Memaj i ekstraduar nga Italia dhe i njohur me nofkën 'Sulioti' akuzohet për atentatin e Inez Hajrullës. Vetë Memaj nuk e ka pranuar krimin duke thënë para gjykatësit se nuk e njihte Hajrullën dhe se emrin e tij e kishte dëgjuar vetëm në televizor.

Nelson Hysa, banues në Shkodër, për të cilin ish-Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë”, e kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”. 35-vjeçari Nelson Hysa ish-kampion boksi me Vllazninë u akuzua për përfshirje në grupin kriminal të Bajrajve. Ai është liruar nga qelia në gusht të 2019.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Armando ujk dukati: 11/06/2020 10:51

    Igli suloiot cami do beje killerin hajde po te presim jasht na jep ca informacione u vete ti spiuni i camve te dukej vetje intransat ty ore kokre bizesles

    Përgjigju
  • Tasa: 10/06/2020 16:01

    Mjaft se na hapet barkun

    Përgjigju
  • Avokat: 10/06/2020 11:37

    Neloja nuk eshte subject I ketij ligji

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?