Shokon kundërshtari i Safet Gjicit: Më ofruan video kompromentuese për rivalin në fushatë, e refuzova

19 Qershor 2023, 15:00| Përditesimi: 20 Qershor 2023, 08:02

  • Share

Ish-kandidati për kryetar në bashkinë e Kukësit, Admir Sinamati, rival i Safet Gjicit, në një intervistë për emisionin 'Kontrast' në Report Tv, tha se para zgjedhjeve një person i ishte ofruar për një video kompromentuese, por që tha se nuk e kishte pranuar duke e refuzuar. Sipas tij personi ishte i panjohur për të, ndërsa shtoi se e kishte këshilluar tu drejtohej organeve ligjzbatuese.

“Sa për dijeni. Në javën e parë të fushatës më është prezantuar një qytetar, më ofroi një video komprometuese. I thashë nuk jam njeri që merrem përndjekje të personave, më tepër të rivalëve të tij. I thashë nëse ke diçka drejtohu organeve ligjzbatuese. Unë me kundërshtarin tim kam një betejë politike. Materialin që më është ofruar atëherë nuk e kam parë. Jam larg këtyre formave. Ai person që më tha për videon ishte person i panjohur për mua” tha ai.

Videoskandali i publikuar të premten mban datën 6 qershor dhe duke se është regjistruar pas betimit të Gjicit, ndërsa për videon tjetër që pretendohet ish rivali i Gjicit thotë se nuk e di përmbajtjen. I pyetur në lidhje me videon erotike të publikuar të ish-kryetarit të bashkisë së Kukësit, Sinamati tha se rezervohet për të folur sa kohë që kjo është një çështje që tashmë i takon prokurorisë.

‘Të them të vërtetën rezervohem në drejtën për të folur pasi qytetarët shqiptarë janë njohur me këtë aferë dhe sa kohë kjo çështje i takon hetimit dhe shqyrtimit në organet ligjzbatues se kam dëshirë të komentoj.’- tha Sinamati.

Për analistin Lorenc Vangjeli ka mundësi që i njëjti person misterioz, të ketë shpërndarë edhe videon seksuale të Gjicit.

“Kam frikë se të tjera zyra politike në Tiranë, do t’i jenë hapur këtij personazhi misterioz që ka material shtantazhues ndaj Gjicit dhe ndoshta nesër kjo mund te jetë një nga arsyet që shpjegon heshtjen e Berishës,” tha Vangjeli.

Prokuroria e Posaçme hapi çështje penale kryesisht me akuzën e "shpërdorimit të detyrës" ndaj Safet Gjicit, pas publikimit të videos më 16 qershor 2023. Materiali i bërë publik, paraqet regjistrimin e kryer mbi një ekran tjetër ku në qoshe, data e regjistrimit tregon 6 qershor 2023, ora 16.00 e vazhdim.

Burime nga SPAK, bënë të ditur se qëllimi i sekuestrimit të serverit në Bashkinë e Kukësit është verifikimi i kohës kur ka hyrë aty gruaja që shfaqet në videon intime me ish-kryebashkiakun Safet Gjici. Grupi hetimor pritet të marrë në pyetje edhe protagonistët e videos. Vetë Gjici tha se i kishin ngritur një kurth, ndërsa pohoi se ishte në një lidhje me vajzën që shfaqej në video.

Ora 15:19
Sinemati tha se i ofruan video kompromentuese, Vangjeli: Dera që iu mbyll shantazhuesit në Kukës, iu hap në Tiranë

 

Pas deklaratës së Admir Sinematit se i kanë ofruar video komprometuese para zgjedhjeve, analisti Lorenc Vangjeli u shpreh në emisionin ‘Kontrast’ se dera që iu mbyll personazhit që bën shantazh me videon në Kukës iu hap në Tiranë.

‘Është hera e parë që thuhet një gjë e tillë. Ka pasur tentativa, por ishte shumë befasues qëndrimi i Sinematit dhe kam përshtypjen se do të ishte e udhës që kështu të mendonin dhe në Tiranë. Lajmi i bujshëm dhe refuzim i tij për ta ndjekur atë deri në fund, i bëjnë nder atij si personazh po kam frikë se të tjera zyra politike në Tiranë, do t’i jenë hapur këtij personazhi misterioz që ka material shtantazhues ndaj Gjicit dhe ndoshta nesër kjo mund te jetë një nga arsyet që shpjegon heshtjen e Berishës.’- tha Vangjeli.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 20/06/2023 02:37

    Bravo z.Sinamati,tregove integritet ne karakter!

    Përgjigju
  • Or tej: 19/06/2023 17:39

    Ti kishe kerku per nje treshe do kishte qene me mire or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • Vali: 19/06/2023 15:17

    Me duket genjeshter qe te keshe vidio komprometuese,para zgjedhjeve,e te mos e kesh shfrytezuar.sido qe te jete puna,edhe bufi e merr vesh se kjo eshte dhurate e PD.Femra ne fjale eshte b/punetore e Saliut.Kete e tregon fotografia qe ajo ka bere me Saliun ne zyren e Saliut.Keto jane metodat me te flliqura e kriminale qe pregatiten per kundershtaret politik dhe ka mjeshter Saliun e shume nxenes te tij.Turp perSafet Gjicin e shume me turp per shantazuesi,te strehuar ne zyrat e PD ne Tirane.

    Përgjigju
    • Partia: 19/06/2023 19:58

      Po edhe sikur të jetë bashkëpunëtore PD, sikur nuk e dimë ne që për të marrë tender në partinë tënde o do japësh gojën e do japësh lekët. Pse nuk marr unë tender e ti, pse nuk merr gruaja ime dhe e jotja. Ta them unë,partia të do me gjunjë në toke me kokën lart. Leje tani fajin e ka Saliu se u bo bozë.

    • B4eni: 19/06/2023 16:51

      po edhe ti mund te kesh foto me ndonje njeri qe ben ndonje krim, nuk i bie qe edhe ti te jesh e perfshire ne krim

  • emigranti: 19/06/2023 15:05

    Na mbushi mendjen ky karafili tjeter

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?