Video skandali i Safet Gjicit, SPAK sekuestron serverin e kamerave në bashkinë Kukës! Do verifikohen hyrje daljet e vajzës në video

19 Qershor 2023, 13:39| Përditesimi: 19 Qershor 2023, 14:00

  • Share

Byroja Kombëtare e Hetimit ka sekuestruar serverin e kamerave të sigurisë në Bashkinë e Kukësit, për llogari të hetimeve të nisura kryesisht për ish-kryetarin Safet Gjici.

“Report TV” mëson se ditën e premte më 16 qershor, dy oficerë të BKH-së kanë mbërritur në bashkinë e Kukësit dhe kanë kërkuar takim me përgjegjësin e IT.

Pasi e kanë pyetur nëse sistemi i kamerave ishte në funksion, hetuesit kanë hyrë në ambientin e serverit, ku kanë qëndruar rreth 35 minuta. Gjatë kësaj kohe ata kanë bërë kopjimin e materialeve të regjistruara, përfshirë edhe datën 6 kur dyshohet se ka ndodhur edhe regjistrimi i videos së bërë publike ku Safet Gjici shihet duke kryer marrëdhënie me një grua në zyrën e kryebashkiakut.

Pasi kanë kopjuar materialin, dy oficerët e BKH-së janë larguar nga Bashkia e Kukësit ndërkohë që pamjet e hyrje-daljeve në institucionin vendor, po analizohen tashmë nga grupi i hetimit në SPAK.

Prokuroria e Posaçme hapi çështje penale kryesisht me akuzën e "shpërdorimit të detyrës" ndaj Safet Gjicit, pas publikimit të videos më 16 qershor 2023. Materiali i bërë publik, paraqet regjistrimin e kryer mbi një ekran tjetër ku në qoshe, data e regjistrimit tregon 6 qershor 2023, ora 16.00 e vazhdim.

Burime nga SPAK, bënë të ditur se qëllimi i sekuestrimit të serverit në Bashkinë e Kukësit është verifikimi i kohës kur ka hyrë aty gruaja që shfaqet në videon intime me ish-kryebashkiakun Safet Gjici. Grupi hetimor pritet të marrë në pyetje edhe protagonistët e videos.

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Vasili: 19/06/2023 13:58

    Te lumte kari o Safet. Nuk je i vetmi.Ne fakt je i vetmi qe je kap me presh ne dore.Ne pjesen me te madhe te zyrave behet ajo qe ti ke bere,por ai qe kapet e shine lemin.Tani je i lire e futja kuj te mundesh,por prap kujdes.Ske cfar humb,megjithese cudia me e madhe 3 dite zgjat.

    Përgjigju
    • Or tej: 19/06/2023 17:42

      Me pras ne dore or teeeejjjjj

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?