Kronikë

'Kam bërë gabimin më të madh në jetë dhe po vuaj sot', pacientë me COVID nga Spitali Infektiv apelojnë: Vaksinohuni, mos hezitoni

11 Gusht 2021, 10:06| Përditesimi: 11 Gusht 2021, 14:44

  • Share

TIRANË-Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastriliu ka publikuar një video të pacientëve të cilët janë të shtruar tek Spitali Infektiv. Pacientët të rezultuar pozitivë me COVID-19 iu bëjnë apel qytetarëve që të vaksinohen pasi vetëm kjo është mënyra më e mirë për tu mbrojtur. 

Manastriliu sjell shembullin e një qytetareje e cila thotë se u sëmur rëndë pasi nuk mori vaksinën, ndërsa bashkëshorti i saj i vaksinuar ndaj nga COVID-19 nuk është infektuar nga koronavirusi.

”Kam bërë gabimin më të madh në jetë dhe po vuaj sot, njerëz vaksinohuni sa më shumë. Burri i vaksinuar nuk u sëmur, unë e pavaksinuar u sëmura rënda”, u shpreh pacientja.

”Vaksinohuni, vaksinohuni edhe mos hezitoni", tha një pacient.

Muaji gusht është muaj i hapur i vaksinimit për të gjithë qytetarët +18 vjeç, për të kryer vaksinën kudo në qendrat shëndetësore apo në pikat e vaksinimit të përqendruar, ku secili mund të paraqitet me kartën e identitetit. Për të pamundurit, njësitë e lëvizshme të vaksinimit do të jenë kudo në territor për t'iu dhënë mundësinë e kryerjes së vaksinimit ndaj COVID-19 të gjithë qytetarëve.

Prania e variantit Delta në vend, ka rritur edhe rastet e reja të infeksionit, gjë që është reflektuar edhe në shifrat ditëve të fundit. Dita e djeshme ka shënuar një numër të lartë të rasteve të reja, përkatësisht 220 qytetarë, në krahasim me 69 që ishin para dy ditësh. Ndërsa ditën e djeshme nuk ka humbur jetën asnjë qytetar.

Sakaq, deri më tani 1.280.239 qytetarë janë vaksinuar kundër koronavirusit. Më 9 gusht kanë mbërritur 45.630 doza të vaksinës Pfizer duke e çuar numrin e përgjithshëm të vaksinave të mbërritura në vend mbi 1.8 milionë.

Ora 14:40
Balla apel qytetarëve të vaksinohen: Lufta me COVID-19 ende s’ka mbaruar

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i shoqëruar nga kryetari i Bashkisë, Kastriot Gurra inspektoi përfundimin e punimeve që u kryen për ndërtimin e Qendrës Shëndetësore të fshatit Polis Gurëshpatë në Librazhd, që u bë i mundur nga mbështetja e Kuvajtit.

Teksa shprehu mirënjohjen për qeverinë e Kuvajtit për ndihmën që po i jep Shqipërisë, ai u bëri apel qytetarëve për t'u vaksinuar masivisht, pasi sipas tij lufta me Covid-19 ende nuk ka mbaruar.

“Duhet të nxisim të gjithë njerëzit që të bëjnë vaksinën, pasi kjo është e vetmja mënyrë për të qenë të përgatitur për sezonin e vjeshtës. Gjej rastin të falenderoj qeverinë e Kuvajtit për mbështetjen që na dha për ndërtimin e kësaj Qendre Shëndetësore, në mënyrë të veçantë Emirin e Kuvajtit që kanë treguar gjithmonë solidaritet dhe mbështetje ndaj Shqipërisë. Është një Qendër Shëndetësore që i vjen në ndihmë shumë banorëve të Gurshpatës, por edhe të Qaf Dardhës, sepse numri i banorëve që jetojnë në këtë zonë është shumë i madh”, tha Balla.   

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Pacienti: 11/08/2021 17:44

    O Alfred Cako ti bashke me Etem Ramadanin duhet te dekoroheni me dekoraten e shkalles me te larte. Shikoni presionin qe po ben qeveria hitleriane shqiptare ne kuadrin e fushates boterore qe ka shperthyer per zhdukjen ne mase te gjere te popullsise duke perdorur edhe te semuret me Covid-19 qe jane te ahtruar ne spitale ne nenyre qe ti bejne presion pjeses tjeter te popullsise qe eshte e pavaksinuar qe te shkojne me kembet e tyre si cjapi te kasapi dhe nga ana tjeter me rritjen artificiale te numurit te te infektuarve. Pra me nje fjale ose vaksinohuni ose mbylluni ne shtepi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?