Florian Tahiri

Jep dorëheqjen nënkryetari i Bashkisë Durrës, kandidon për deputet në listën e koalicionit opozitar

8 Mars 2021, 11:53| Përditesimi: 8 Mars 2021, 14:23

  • Share

Nënkryetari i bashkisë Durrës, Florian Tahiri, ka dhënë dorëheqjen nga posti për të kandiduar për deputet në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, në listën e koalicionit opozitar.

Si përfaqësues i PDIU, Tahiri do të përfshihet në listën e kandidatëve të koalicionit “Aleanca për ndryshim”. Ai thotë se oferta i është bërë nga PDIU dhe e ka pranuar pasi nuk heq dorë nga çështja çame duke qenë dhe kryetar i Shoqatës Çamëria për Durrësin.

"Ishte ofertë nga PDIU, nuk heq dorë nga çështja çame prandaj pranova", thotë Tahiri.

I emëruar në bashki në shkurt të vitit 2016, Florian Tahiri, erdhi në këtë post nga radhët e PDIU-së, forcë politike në të cilën aderon prej vitesh. Me rreshtimin e tij përkrah të djathtës shqiptare, Tahiri synon që bashkë me ekipin e kandidatëve të tjerë në listë për deputetë të japë kontribut për fitoren e PD-së në qarkun ku 4 vite më parë forca më e madhe opozitare regjistroi një humbje historike. 

Ora 24:00 e ditës së sotme është afati i fundit që kanë partitë politike për të zbuluar emrat e kandidatëve me të cilët do të garojnë në zgjedhjet e 25 prillit në 12 qarqet e vendit. Deri më tani kanëdorëzuar listat në KQZ, kryetarja e Lëvizjes për Ndryshim jozefina Topalli dhe kryetarja e LSI monika Kryemadhi.

Komento

Komente

  • Cubi: 08/03/2021 19:37

    Mir ke ber se atje mbushet trasta. Duhet te kandidoje tek leshi ijes do e kishe te sigurt.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?