Topalli dhe Murrizi dorëzojnë listat e kandidatëve në KQZ! Të dy kandidojnë në 4 qarqe në krye të listave! 'Nisma' pa surpriza, Hajdari e para në Elbasan

8 Mars 2021, 07:52| Përditesimi: 9 Mars 2021, 07:34

  • Share

Lëvizja për Ndryshim e Jozefina Topallit, Lëvizja Demokratike Shqiptare e Myslim Murrizit, Nisma Thurje e Endri Shabanit, Aleanca Demokracia e Re e Edmond Stojkut, Balli Kombëtar i Adriatik Alimadhit kanë dorëzuar ditën e sotme listat e kandidatëve që do përfaqësojnë partinë e tyre në të 12 qarqet e vendit në zgjedhjet e 25 prillit.

Nga lista e emrave vihet re se Topalli, kandidon e para në 4 qarqe, si Durrës, Tiranë, Shkodër dhe Lezhë dhe se gratë përfaqësojnë 50 % të listës së saj. Mes emrave spikat edhe Dashamir Tahiri, i cili më parë ka qenë pjesë e PDIU së Shpëtim Idrizit.  

Edhe Myslim Murrizi do të jetë kryesues në 4 qarqe, Tiranë, Korçë, Elbasan dhe Fier dhe po e njëjta gjë edhe me Adriatik Alimadhin, i cili do të kryesojë listën në Fier, Korçë, berat deh Tiranë.

Ndërsa Edmond Stojku  do të garojë vetëm në Tiranë ku kryeson listën e kandidatëve.

Endri Shabani i Nismës Thurrje do të jetë i pari në Durrës dhe i dyti në Tiranë, ndërsa ai pari në Tiranë është Pano Soko. Ashtu siç pritej Rudina Hajdari do të jetë kryesuese në Elbasan.

Ora 00:53
Bindja Demokratike dorëzon listat në KQZ! Patoi i pari në listë për Tiranën! Andi Përmeti i pari në Korçë, i dyti Leonard Olli

Bindja Demokratike dorëzon listat në KQZ. Në Korçë kryeson Andi Përmeti, i dyti në lista Leonard Olli, ish-demokrat. Në Tiranë, lista kryesohet nga Astrit Patozi, e ndërsa Fabjan Topollaj renditet i 5-ti.

Ora 00:24
PSD dorëzon listën e kandidatëve në KQZ, Tom Doshi i pari në Tiranë dhe Shkodër

Partia Social Demokrate, e Tom Doshit ka dorëzuar në KQZ listat e kandidatëve për 12 qarqet në zgjedhjet e 25 prillit. Vetë Tom Doshi do të kandidojë  në Tiranë dhe Shkodër.  

Ora 23:08
Balli Kombëtar dorëzon listat në KQZ! Adriatik Alimadhi kandidon në 4 qarqe

Balli Kombëtar ka dorëzuar listat në KQZ. Kreu i kësaj partie Partie, Adriatik Alimadhi do të kandidojë në 4 qarqe, në Tiranë, Fier, Berat dhe Korçë.

Ora 20:47
'Nisma Thurje' dorëzon listën në KQZ! S'ka surprizë në Elbasan, kryeson listën Hajdari! Në Tiranë Pano Sako

Dorëzohet në KQZ lista e kandidatëve për deputet të "Nismës Thurje". Pa surpriza, Rudina Hajdari do të jetë e para në listë në qarkun e Elbasanit, e ndërsa lista për Tiranën do të kryesohet nga Panajot Sako, dhe në vend të dytë kryetar Endri Shabani.

Ora 16:35
Myslim Murrizi çon listat në KQZ, kandidon në 4 qarqe Tiranë, Korçë, Elbasan, Fier

Lëvizja Demokratike Shqiptare ka dorëzuar listat e kandidatëve në KQZ në zgjedhjet e 25 prillit. Myslim Murri, kryetari i saj kandidon në 4 qarqe, Tiranë, Korçë, Elbasan dhe Fier.

Ora 15:50
Aleanca Demokracia e Re dorëzon listat në KQZ, Edmond Stojku kandidon vetëm në Tiranë, në Lezhë i pari në listë Eduart Ndocaj

Aleanca Demokracia e Re, partia e Edmond Stojku ka dorëzuar listat e kandidatëve në KQZ. Ajo që bie në sy është se vetë Edmond Stojku, edhe pse ka të drejtë të kandidojë në 4 qarqe ka zgjedhur të vendos emrin e tij vetëm në Tiranë. Ndërsa në Lezhë bie në sy emrin i Eduard Ndocajt, i cili renditet i pari në listë.

Ora 12:24
Pas dorëzimit të listës në KQZ, Topalli prezanton kandidatët e qarkut Korçë, Durrës e Fier

1615202806_aaaaaaaa.jpg

Pasi dorëzoi  në KQZ listat e kandidatëve për deputetë që do të garojnë për zgjedhjet e 25 prillit, kryetarja e partisë Lëvizja për Ndryshim, Jozefina Topalli ka bërë një prezantim të secilir prej emrave që garojnë në  qarkun e Durrësit, Korçës dhe Fierit.

Ora 09:31
Zbardhet lista me emrat e kandidatëve të Lëvizjes për Ndryshim, Topalli e para në katër qarqe! Spikat edhe Dashamir Tahiri

1615199792_TAHIRI.jpg

Kjo është lista me kandidatët e Lëvizjes për Ndryshim për zgjedhjet e 25 prillit, e dorëzuar sot në KQZ.

Kryetarja e Partisë Jozefina Topalli, kandidon e para në 4 qarqe, si Durrës, Tiranë, Shkodër dhe Lezhë. Mes emrave spikat edhe Dashamir Tahiri, i cili më parë ka qenë pjesë e PDIU së Shpëtim Idrizit.

Në Kukës, Topalli ka kandidate Elsa Domin, e cila ka mbaruar studimet për juridik, në Tiranë. Disa vite më parë ka punuar si juriste, ndërkohë që aktualisht është avokate. Elsa Domi, vjen nga një familje e vjetër qytetarë e Kukësit.

 

Ora 09:19
Zgjedhjet e 25 prillit, partia e Jozefina Topallit dorëzon e para listat e kandidatëve për deputetë në KQZ

Partia e Jozefina Topallit, 'Lëvizja për Ndryshim' ka dorëzuar e para listën e emrave për kandidatët për deputet në zgjedhjet e 25 prillit.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Gala: 09/03/2021 01:43

    Parti ka boll,,tru ka pak..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?