Personi në foto është 35 vjeçari Visar Meshi i cili humbi jetën në aksidentin e mëngjesit të sotëm në aksin dytësor Tiranë-Durrës. Meshi ishte pasagjer në makinën ‘BMW X5’ që doli nga rruga për shkak të shpejtësisë së madhe dhe lagështirës në rrugë, duke u përplasur me mbrojtëset anësore të rrugës.
Ndërsa dy personat e tjerë, me të cilët 35 vjeçari ndodhej në automjet, po marrin ndihmën mjekësore në spital, njëri prej tyre në gjendje të rëndë.
Lajmi kryesor:
Aksident në aksin dytësor Tiranë-Durrës! 'BMW X5' del nga rruga, humb jetën pasagjeri! Plagosen 2 persona, njëri në gjendje të rëndë (EMRAT)
B.V/ReportTv.al