Aksident në aksin dytësor Tiranë-Durrës! 'BMW X5' del nga rruga, humb jetën pasagjeri! Plagosen 2 persona, njëri në gjendje të rëndë (EMRAT)

16 Qershor 2023, 08:06| Përditesimi: 16 Qershor 2023, 14:34

  • Share

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën dytësore Tiranë-Durrës. Një automjet tip “BMË X5” ka dalë nga rruga dhe si pasojë e përplasjes me mbajtësen anësore, ka humbur jetën 35 vjeçari Visar Meshi i cili ishte pasagjer në automjet.

Të plagosur mbetën Ensid Hasanllari 34 vjeç dhe Erenik Cakraj 32 vjeç , njëri prej të cilëve shoferi i mjetit.

Njëri raportohet të jetë në gjendje të rëndë për jetën, ndërsa tjetri në gjendje me të qëndrueshme. Shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë shpejtësia mbi normën e lejuar në këtë aks, ndërsa pas kqyrjes së vendit të ngjarjes është konstatuar lagështirë në rrugë për shkak të reshjeve të shiut që kanë shkaktuar edhe përplasjen e makinës me mbajësen anësore të rrugës.

Ora 11:04
Ishte pasagjer në makinën 'BMW X5’ që doli nga rruga, ky është 35 vjeçari që humbi jetën sot në aksidentin në aksin dytësor Tiranë-Durrës

1686905408_visarmeshi.jpeg

Personi në foto është 35 vjeçari Visar Meshi i cili humbi jetën në aksidentin e mëngjesit të sotëm në aksin dytësor Tiranë-Durrës. Meshi ishte pasagjer në makinën ‘BMW X5’ që doli nga rruga për shkak të shpejtësisë së madhe dhe lagështirës në rrugë, duke u përplasur me mbrojtëset anësore të rrugës.

Ndërsa dy personat e tjerë, me të cilët 35 vjeçari ndodhej në automjet, po marrin ndihmën mjekësore në spital, njëri prej tyre në gjendje të rëndë.

B.V//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?