Ilaçet pa kriter gjatë COVID shtuan diabetikët në Shqipëri! Mjeku Toti: Në 2023 janë identifikuar mbi 5 mijë raste të reja

14 Nëntor 2023, 17:15| Përditesimi: 14 Nëntor 2023, 17:50

  • Share

Konsumimi i ilaçeve e sidomos kortizonikëve pa kriter gjatë pandemisë COVID-19, ka rritur ndjeshëm numrin e diabetikëve në vendin tonë. Mbi 4 mijë raste të reja janë shtuar përgjatë këtij viti, sipas mjekut endokrinolog Florian Toti.

“Në vitin e kaluar shifra e personave me diabet e kishte kaluar 86 mijë persona me diabet. Shifra e fundit është mbi 90 mijë persona  me diabet. Është e vërtetë që shtohen personat në trajtim, por marrin shumë pak trajtim. Gjatë pandemisë u zbuluan raste edhe nga mjekimi me doza të larta apo mos ndjekja siç duhet e vlerave të glicemisë si pasoje e trajtimit me kortizonik. Vete COVID ka shtuar rastet me diabet, e sidomos me diabet tim 1 sidomos”, tha Toti.

Një tjetër kategori që po preket nga diabeti janë moshat e vogla dhe shkak më së shumti mbetet jeta sedentare.

“Deri ne moshën 18 vjeç janë rreth 600 fëmijë në Shqipëri me diabet. 50-60 raste të reja që zbulohen. Krahasuar me 40-45 raste që zbuloheshin më parë. Kemi një shtim të rasteve”, tha Toti.

Aktivitetit në ditën botërore të Diabetit, iu bashkua edhe kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj që u bëri një thirrje prindërve.

“Regjistroni fëmijët në aktivitete sportive, në sporti. Bëni ato 5 mijë apo 10 mijë hapat”, tha Veliaj.

Më të rrezikuarit për këtë sëmundje janë obezët, moshat e treta, por edhe elementi gjenetik. Nëse sëmundja nuk trajtohet në kohë, sjell edhe probleme në organe të tjera si në zemër, humbje të shikimi, dëmtim të nervave apo dhe të veshkave.

B.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Denis: 14/11/2023 19:50

    Ushqimi i keq qe futet ne Shqiperi i pakontrolluar dhe vaksina

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?