Foto ilustruese

Sot Dita Botërore e Diabetit, ja kujdesi që duhet të tregoni

14 Nëntor 2023, 16:54| Përditesimi: 14 Nëntor 2023, 16:56

  • Share

Diabeti është një sëmundje e përjetshme që zhvillohet kur pankreasi nuk prodhon mjaftueshëm insulinë ose insulina e prodhuar nuk mund të përdoret në mënyrë efektive, kjo rezullton me sheqer të lartë në gjak dhe zgjat për gjithë jetën.

14 Nëntori njihet ndryshe si dita botërore e diabetit. Në 14 nëntor, në Ditën Botërore të Diabetit, të gjitha komunitetet mjekësore dhe shoqatat e diabetit bashkohen në një zë të fuqishëm për të parandaluar diabetin, këtë “pandemi” të re globale.

14 nëntori si Dita Botërore e Diabetit, është vendosur për nder të ditëlindjes së Frederick banting, i cili së bashku me Charles Best, të dy shkencëtarë kanadezë, arritën të izolojnë nga pankreasi i qenit insulinën, e cila ndryshoi dhe shpëtoi jetën e diabetikëve në mbarë botën.

Sipas Institutit të Shëndetit Publik, apeli i kesaj dite eshte: ushqim i shëndetshem kunder diabeti, mbroni të ardhmen tuaj, vepro për të ndryshuar jetën tënde sot dhe vepro për të ndryshuar botën nesër.

Sëmundja e diabetit po përhapet me ritme të shpejta në vendin tonë. Çdo vit identifikohen rreth 4000 raste të reja. Situata bëhet edhe më problematike për faktin se po preken edhe të rinjtë.

Diabeti është sëmundje që nuk i shfaq simptomat që në fillim. Ndaj, shifra e të prekurve mendohet të jetë edhe më e lartë.

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?