Kronikë

U qëllua me mbi 30 plumba në trup afër shtëpisë, Report Tv siguron videon e ekzekutimit të 'Kumbarit' të Shkodrës Bardhok Pllanaj

5 Prill 2021, 19:35| Përditesimi: 5 Prill 2021, 22:59

  • Share

Gazetari i Report Tv Sokol Dema siguron videon e ekzekutimit të 'Kumbarit' të drogës Bardhok Pllanaj, mbrëmjen e djeshme pranë shtëpisë së tij në lagjen Dobraç të qytetit të Shkodrës, ku u qëllua me më shumë se 60 plumba, 30 prej të cilave i ka marrë në trup.

Në video shihet momenti kur Pllanaj qëllohet me breshëri arme nga pas, teksa është duke lëvizur me makinën e tij tip 'Range Rover" poshtë shtëpisë së tij. Autorët që e kanë ndjekur me një mjet tip “Volsvagen Passat” me targa italiane e kanë qëlluar fillimisht në ecje dhe Pllanaj ka humbur kontrollin e mjetit si pasojë e të shtënave, duke u përplasur me një biznes anës rrugës. Më pas autorët i kanë dalë në pjesën anësore duke e qëlluar sërish dhe më pas kanë ikur.

Autorët u siguruan mirë që Pllanaj të mos dilte i gjallë nga mjeti i tij, pasi e qëlluan me breshëri kallashnikovësh, duke zbrazur 2 karikatorë me të paktën 60 plumba. Atentati ndaj Pllanajt ishte i mirëorganizuar, pasi autorët i zunë pritë shumë pranë banesës së tij në Shtoj të Ri, dhe e qëlluan në lëvizje përrreth 150 metra, duke e bërë makinën 'shoshë' nga plumbat. Mes breshërisë së plumbave, njëri e ka kapur në kokë dhe në zemër duke i marrë jetën në vend 46-vjeçarit i cili ishte i njohur për drejtësinë.

Autorët, të cilët mendohen të kenë qenë 3, janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, e teksa vetëm pak metra larg vendit ku u qëllua 46-vjeçari u gjend makina e tyre e djegur dhe 2 kallashnikovë që ndodheshin brenda saj. Pista kryesore e hetimeve lidhur me vrasjen është ajo e larjes së hesapeve për trafikun e drogës. 

1617644548_1617610239PLLANAJ22.jpg

Kush është Bardhok Pllanaj?

I cilësuar si "i forti i Shkodrës", "kumbari" apo biznesmeni, Bardhok Pllanaj, ishte një emër i njohur për drejtësinë dhe opinionin publik. Ngjarja më e bujshme ku ishte përfshirë është ajo e shtatorit 2014, kur Pllanaj arriti t’i shpëtonte policisë pasi lëvizte me automjetin e ish-deputetit Mark Frrokaj. Asokohe ishte shpallur në kërkim për trafikimin e mbi 500 kg kanabis që u kap gjatë operacionit “Laguna e Vilunit". 

Në Dhjetor të vitit 2018, Planaj u arrestua nga Policia e Shkodrës pasi akuzohej për pastrim parash, falsifikim dokumentesh dhe ndërtim pa leje. Ai u akuzua se kishte ndërtuar pa leje një pallat 10-katësh me vlerë 2 mln euro, me para që dyshohet se buronin nga aktivitete kriminale. Vetëm pak ditë pas arrestimit, Pllanaj u la në masën e sigurisë "arrest shtëpie" me justifikimin se kishte probleme me zemrën. Pllanaj e theu masën e sigurisë, duke lëvizur lirshëm deri në 2019-ën kur u arrestua sërish në qytetin e Lushnjes. Edhe pse me akuza të rënda, Pllanaj shpëtoi lehtësisht dhe hetimi i 2018-ës, për pastrim parash u pushua nga gjykata e shkodrës.

Ngjarja e fundit kriminale, ku doli në skenë emri i tij është në dhjetor 2020, kur qëlloi me armë banesën dhe biznesin e efektivit të Shqiponjave Albert Pjetri në Dobraç të Shkodrës. Bardhok Pllanaj bashkë me nipat e tij ishin në kërkim policor edhe pse ai lëvizte lirshëm në Shkodër derisa ra pre e atentatorëve më 4 prill 2021. 

Komento

Komente

  • Shoku: 05/04/2021 23:53

    Vrasja ma e rand dhe ma enigmatike qe ka ndodh ne Shkoder. Askush nuk ka dijenine ma te vogel

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?