Ministri i Punëve të Jashtme të Hollandës, Wopke Hoekstra, konfirmoi miratimin e SHBA-së për dërgimin e avionëve luftarakë F-16 në Ukrainë.
Ai falenderoi edhe Sekretarin e SHBA-së, Antony Blinken, për bashkëpunimin mes tyre.
Hoekstra gjithashtu tha se këtë çështje do ta diskutojë edhe me partnerët evropianë.
"Ne miratojmë vendimin e Uashingtonit për dërgimin e avionëve luftarakë F16 në Ukrainë. Shumë faleminderit Sekretarit të Shtetit të SHBA-së Blinken për bashkëpunimin e mirë dhe të shpejtë. Tani do ta diskutojmë këtë çështje më tej edhe me partnerët tanë evropianë", shkroi Hoekstra në rrjetet sociale.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Zjarr në terminalin rus të naftës në Novorossiysk! Inteligjenca amerikane: Kievi nuk do të arrijë objektivin kryesor të kundërofensivës
S.S/ReportTv.al