Shtëllungat e tymit në terminalin rus të naftës Novorossiysk

Lufta/ Zjarr në terminalin rus të naftës në Novorossiysk! Inteligjenca amerikane: Kievi nuk do të arrijë objektivin kryesor të kundërofensivës

18 Gusht 2023, 07:51| Përditesimi: 18 Gusht 2023, 15:09

  • Share

Zyrtarët rusë kanë akuzuar Ukrainën se ka nisur një sulm me dron në një ndërtesë në Moskë, duke shkaktuar një shpërthim që u dëgjua në të gjithë zonën. Kryebashkiaku Sergei Sobyanin tha se mbrojtja ajrore kishte rrëzuar dronin dhe mbetjet e tij ranë në Qendrën Expo të qytetit.

"Mbrëmë mbrojtja ajrore shkatërroi një dron që po përpiqej të shkonte drejt Moskës. Mbetjet e dronit ranë në zonën e Qendrës së Ekspozitave dhe nuk shkaktuan dëme të konsiderueshme në ndërtesë. Nuk ka viktima, sipas informacioneve paraprake”, shkroi kryebashkiaku i Moskës.

Sulmi ndodhi rreth orës 04:00 me orën lokale (01:00 GMT), tha ministria ruse e mbrojtjes në Telegram. Nuk raportohet për viktima dhe as dëme të konsiderueshme materiale. Një dëshmitar që ishte në zonë i tha agjencisë së lajmeve Reuters se sulmi kishte shkaktuar "një shpërthim të fuqishëm".

Një agjenci shtetërore ruse e lajmeve, Tass, raportoi se një nga muret e jashtme të qendrës ishte shembur pjesërisht, duke cituar shërbimet e urgjencës. Aeroporti Vnukovo i Moskës gjithashtu u mbyll pas incidentit, tha Tass, por u rihap pak kohë më vonë.

Po ashtu, një zjarr ka shpërthyer në terminalin rus të naftës Novorossiysk, një nga portet më të rëndësishme në Detin e Zi, 172 kilometra larg Krimesë. Terminali është qendra kryesore e eksportit të naftës ruse në rajon. Nuk është ende e qartë se çfarë e shkaktoi zjarrin, nëse ishte rezultat i një sulmi me dron ukrainas.

Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara kanë miratuar Danimarkën dhe Holandën që të dërgojnë avionë amerikanë F-16 në Ukrainë sapo pilotët ukrainas të përfundojnë stërvitjen e tyre. Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken e quajti "të rëndësishme" që Ukraina "të jetë në gjendje të mbrohet kundër agresionit rus dhe shkeljes së sovranitetit të saj". Kreu i Departamentit të Shtetit shtoi se drita jeshile do t'i lejojë Ukrainës të "përfitojë plotësisht nga aftësitë e saj të reja sapo pilotët të kenë përfunduar trajnimin e tyre".

Sipas shërbimeve sekrete amerikane kundërofensiva e Ukrainës nuk do të jetë në gjendje të arrijë në qytetin kyç të Melitopolit, në juglindje të vendit. Kjo u raportua nga Washington Post. 

*Lajm në përditësim...

Ora 22:31
Sulm me dron në Ukrainë, plagoset koloneli i Ministrisë së Brendshme ruse

1692390641_pavel.jpg

Një kolonel i Ministrisë së Brendshme ruse, Pavel Chesanov, zëvendësi i tij dhe disa krerë të disa departamenteve u plagosën në një shpërthim në Enerhodar, një qytet ukrainas i pushtuar nga Rusia pranë termocentralit bërthamor Zaporizhia, deklaroi inteligjenca ushtarake ukrainase.

Inteligjenca ushtarake ukrainase njoftoi për një shpërthim të fuqishëm në orën 09:30 të mëngjesit të sotëm gjatë një takimi të drejtuesve të policisë.

Sipas pamjeve të publikuara nga inteligjenca, ndërtesa ku u mbajt takimi u godit nga një dron. Zjarri pas shpërthimit u përhap mes katit të tretë dhe të pestë.

Tre autoambulanca u dërguan në Melitopol, ku u transferuan me helikopter në Rusi.

Ora 20:16
Rusia prodhon mijëra dronë sulmues iranianë, zbulohet baza ushtarake sekrete

1692382564_dd.jpg

Rusia po prodhon mijëra dronë sulmues iranianë në një bazë të madhe ushtarake sekrete, sipas dokumenteve të zbuluara.

Inxhinierët në objektin Alabuga në Tatarstan, rreth 500 milje në lindje të Moskës, po përpiqen të prodhojnë rreth 6,000 dronë të përmirësuar deri në vitin 2025, raportojnë mediat e huaja.

Edhe pse prodhimit të dronëve i ka kaluar afati, ekspertët besojnë se kjo mund të nënkuptojë që qindra drone të tipit "Shahed" të drejtohen drejt objektivave ukrainas në të njëjtën kohë dhe vend. Dhjetëra drone përdoren aktualisht në sulme.

Dokumentat tregojnë se punonjësit, disa prej të cilëve u janë sekuestruar pasaportat për të ndaluar largimin e tyre nga vendi, përdorin emra të ndryshme për t'iu referuar projektit.  Dronët janë "varka", eksplozivët e tyre janë "parakolp", ndërsa Irani është alternuar "Irlanda" ose "Bjellorusia".

Programi ishte një sekret shtetëror i ruajtur nga afër, pavarësisht se zhvillohej në një objekt me madhësinë e 14 fushave të futbollit që pritet të zgjerohet edhe më tej. Ekipi i Alabuga që rindërton dronët e çmontuar nga Irani janë aktualisht në fazën e dytë.

Në fillim të vitit të ardhshëm, ata do të fillojnë ndërtimin e dronëve duke përdorur materiale dhe komponentë rusë. Inxhinierët Alabuga kanë përmirësuar dronët e importuar duke i bërë ato të papërshkueshëm nga uji duke zëvendësuar edhe komponentët kinezë.

Ata po synojnë t'i prodhojnë këto modele në një shkallë dhe në një standard më të lartë se Shahedët origjinal. Këtë javë, Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar tha se Moska "pothuajse me siguri" ka vendosur drone të prodhuar në vend bazuar në modelin iranian Shahed.

Ora 19:31
Ukraina dhe Rumania nënshkruajnë marrëveshje për rritjen e eksporteve të grurit

1690640221_grure.jpeg

Ukraina dhe Rumania kanë nënshkruar ditën e sotme një marrëveshje për një bashkëpunim për rritjen e eksporteve të grurit të Kievit përtej kufijve të Rumanisë. 

Marrëveshja u nënshkrua gjatë një udhëtimi nga kryeministri ukrainas, Denys Shmyhal, në kryeqytetin rumun Bukuresht për bisedime me homologun e tij rumun Marcel Ciolacu.

Të dy krerët diskutuan mënyrat për të rritur eksportet e grurit ukrainas dhe përmirësimin e infrastrukturës për transportin hekurudhor, rrugor dhe detar, duke përfshirë edhe pikat kufitare.

Ora 19:24
Hollanda konfirmon miratimin e SHBA-së për dërgimin e avionëve F-16 në Ukrainë

1692379547_l.jpg

Ministri i Punëve të Jashtme të Hollandës, Wopke Hoekstra, konfirmoi miratimin e SHBA-së për dërgimin e avionëve luftarakë F-16 në Ukrainë.

Ai falenderoi edhe Sekretarin e SHBA-së, Antony Blinken, për bashkëpunimin mes tyre.

Hoekstra gjithashtu tha se këtë çështje do ta diskutojë edhe me partnerët evropianë.

"Ne miratojmë vendimin e Uashingtonit për dërgimin e avionëve luftarakë F16 në Ukrainë. Shumë faleminderit Sekretarit të Shtetit të SHBA-së Blinken për bashkëpunimin e mirë dhe të shpejtë. Tani do ta diskutojmë këtë çështje më tej edhe me partnerët tanë evropianë", shkroi Hoekstra në rrjetet sociale.

Ora 18:34
Rusia dërgon 20 mijë ushtarë në front çdo muaj

1692376463_rus.jpg

Rusia dërgon rreth 20 mijë ushtarë në front çdo muaj, tha zëdhënësi i shërbimeve të inteligjencës të Ministrisë së Mbrojtjes të Ukrainës, Andrei Yusov.

Ai tha se Kremlini po përdor çdo mjet të mundshëm për të dërguar njerëz në luftën kundër Ukrainës.

"Mobilizimi në Rusi vazhdon. 20 mijë njerëz mobilizohen çdo muaj”, tha Yusov.

Ai tha se e vetmja mënyrë që ushtarët rusë të shpëtojnë jetën e tyre është të dorëzohen vullnetarisht tek forcat ukrainase.

"Duke pasur parasysh se Ukraina respekton ligjin ndërkombëtar dhe Konventën e Gjenevës, e vetmja mënyrë që ushtarët rusë të shpëtojnë jetën e tyre është të dorëzohen vullnetarisht te forcat ukrainase”, tha Yusov.

Ora 17:56
Gjenerali italian Tricarico: Samitet e NATO-s janë të ‘ngathëta’, prishin rregullat për negociatat Rusi-Ukrainë

1692374343_6.jpg

Gjenerali Adnkronos Leonardo Tricarico, ish-Shef i Shtabit të Forcave Ajrore italiane dhe presidenti aktual i fondacionit ICSA, tha se shpresa më e madhe ishte për një negociatë mes Rusisë dhe Ukrainës.

Ai tha se deklarata e Stian Jenssen se Ukraina do të hiqte dorë nga një pjesë e territoreve të pushtuara në këmbim të hyrjes në NATO, ishte një nga samitet më të “ngathëta” të NATO-s, i cili e ka quajtur si një akt të pakuptimtë, ku po prishin rregullat për negociata serioze.

"Shpresa ishte që propozimi për një negociatë ruso-ukrainase. Fakti që hipoteza e Stian Jenssen se Zelensky heq dorë nga një pjesë e territoreve të pushtuara në këmbim të hyrjes në Aleancë vazhdon të qarkullojë dhe mund të them që ishte një nga samitet më të “ngathëta” të NATO-s, të cilën e cilësoj si një akt të pakuptimtë të Sekretarit të Përgjithshëm”, tha Tricarico.

Ora 17:18
Bombardimet ruse në Donetsk, 14 mijë banorë pa energji elektrike

1692371828_55.jpg

Rreth 14 mijë banorë në rajonin e vijës së parë të Donetskut kanë mbetur pa energji elektrike pasi Rusia bombardoi një termocentral, deklaroi operatori i rrjetit të Ukrainës, Ukrenergo.

“Në rajonin e Donetskut, energjia elektrike u shkëput dy herë për shkak të bombardimeve ruse. Kjo rezultoi në prodhimin e kufizuar të energjisë elektrike në një nga termocentralet në rajonin e Donetsk, tha Urkenergo në një deklaratë të premten, raporton CNN.

Disa banorë në rajonet Kharkiv, Sumy, Chernihiv, Zaporizhzhia dhe Kherson gjithashtu kanë mbetur pa energji elektrike.

Operatori tha gjithashtu se muaj pas shembjes së digës Nova Kakhovka, rreth 11 mijë banorë ishin ende pa energji elektrike në rajonin Kherson.

Ora 16:57
Këshilltari amerikan i Sigurisë Kombëtare: Ukraina ka mbështetjen tonë, lufta është e paparashikueshme

1692370770_uk.jpg

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së, Jake Sullivan, tha se ata po bëjnë gjithçka për të mbështetur Ukrainën në luftën e saj me Rusinë.

“Nuk mund të flas për raportet e inteligjencës, në dy vitet e fundit ka pasur disa analiza se si do të kishte evoluar lufta. Ne po bëjmë gjithçka që është e mundur për të mbështetur Ukrainën në kundërsulm", tha Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan.

Ai gjithashtu komentoi edhe shkrimin e publikuar nga Washington Post, ku sipas tyre kundërofensiva ukrainase nuk do të arrijë objektivat kryesore siç është ripushtimi i Melitopolit.

"Ne nuk mund të parashikojmë se si do të përfundojë lufta, sepse kjo luftë është e paparashikueshme. Ne mund të themi se do t'i ndihmojmë ushtarët ukrainas për të bërë përparim në terren", tha Sullivan.

Ora 16:31
Rusia ndalon hyrjen për zyrtarët moldavë

1692200380_rusigazetarmoske.jpg

Rusia ka ndaluar hyrjen për një grup zyrtarësh moldavë të paidentifikuar, deklaroi agjencia ruse e lajmeve RIA, duke cituar ministrinë e Jashtme të vendit.

Marrëdhëniet midis Moskës dhe Kishinevit janë përkeqësuar që nga pushtimi rus i Ukrainës, raportojnë mediat e huaja.

Këtë javë 22 diplomatë rusë u larguan nga kryeqyteti moldav për shkak të prishjes së marrëdhënieve.

Ministria e Jashtme e Moldavisë i kërkoi Rusisë të reduktojë praninë e saj të ambasadës në Kishinau muajin e kaluar për shkak të frikës rreth përpjekjeve të supozuara ruse për të destabilizuar shtetin e vogël, i cili kufizohet me Rumaninë dhe Ukrainën.

Ora 15:55
Inteligjenca amerikane: Ukraina nuk do të jetë në gjendje të arrijë objektivin kryesor të ofensivës

1692366921_43.jpg

Shërbimet sekrete amerikane besojnë se kundërofensiva e Ukrainës nuk do të jetë në gjendje të arrijë në qytetin kyç të Meliropolit e cila është në juglindje të vendit. 

Kjo u zbulua nga burime konfidenciale të njohura për Washington Post. 

Nëse kjo rezulton e saktë, Kievi nuk do të arrijë qëllimin e tij kryesor për shkatërrimin e urës së Krimesë këtë vit.

Ora 15:29
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse u bën thirrje ushtarëve ukrainas: Drejtoni armët nga qeveria juaj

1692365507_3.jpg

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, sot u bëri thirrje ushtarëve ukrainas që të "kthejnë armët" kundër qeverisë së tyre ose t'i dorëzohen trupave ruse. 

“Për të gjithë ata që shërbejnë, jam e sigurt se e kuptojnë natyrën krejtësisht kriminale të juntës së jashtëligjshme që ka marrë pushtetin në vendin e tyre. Ne rekomandojmë fuqimisht që t'i drejtojnë armët nga qeveria e tyre".

Ajo gjithashtu përmendi edhe disa sulme kundër civilëve nga trupat ukrainase.

Ora 14:59
Lufta/ Zjarr në terminalin e naftës në Novorossiysk të Rusisë

 

Një zjarr ka shpërthyer në terminalin rus të naftës Novorossiysk, një nga portet më të rëndësishme në Detin e Zi, 172 kilometra larg Krimesë.

Terminali është qendra kryesore e eksportit të naftës ruse në rajon.

Nuk është ende e qartë se çfarë e shkaktoi zjarrin, nëse ishte rezultat i një sulmi me dron ukrainas.

Ora 12:18
Lukashenko: Nëse sulmohemi, gati të përdorim armë bërthamore

1692295891_aleksanderlukashenkorusibjellorusiukraine.jpg

Bjellorusia do t'i përgjigjet menjëherë çdo sulmi, duke mos përjashtuar as armët bërthamore. Kështu deklaroi presidenti i Bjellorusisë , Alexander Lukashenko , në një intervistë me gazetaren ukrainase Diana Panchenko, të marrë nga agjencia Belta .

“Nëse Polonia, Lituania, Letonia fillojnë agresionin kundër vendit tonë, ne do të përgjigjemi menjëherë me gjithçka që kemi”, shpjegoi Lukashenko. “Kjo është ajo mbi të cilën bazohet koncepti ynë i sigurisë dhe ne do ta zbatojmë atë menjëherë sapo të ketë një agresion kundër nesh”.

Në të njëjtën kohë, Lukashenko theksoi se Bjellorusia nuk dëshiron të përdorë armë bërthamore dhe nëse nuk ka sulme "nuk do ta bëjë kurrë këtë".

Ora 12:03
Inteligjenca amerikane: Kievi nuk do të arrijë objektivin kryesor të kundërofensivës

1688709232_luftaneukraine.JPG

Shërbimet sekrete amerikane besojnë se kundërofensiva e Ukrainës nuk do të jetë në gjendje të arrijë në qytetin kyç të Melitopolit, në juglindje të vendit. Kjo u raportua nga Washington Post. Nëse kjo rezulton e saktë, Kievi nuk do të arrijë qëllimin e tij kryesor për të prerë urën tokësore të Rusisë me Krimenë këtë vit.

Ora 08:11
SHBA i jep dritën jeshile Danimarkës dhe Holandës, do dërgojnë avionë luftarakë F16 në Ukrainë

Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë dritën jeshile Danimarkës dhe Holandës për të dërguar avionë luftarakë F-16 në Ukrainë sapo të përfundojë trajnimi i pilotëve, tha një zyrtar amerikan i cituar nga mediat ndërkombëtare. Një koalicion prej 11 vendeve të NATO-s do të fillojë trajnimin e pilotëve ukrainas për të fluturuar F-16 në gusht në Danimarkë dhe një qendër tjetër trajnimi do të ngrihet gjithashtu në Rumani.

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken e quajti "të rëndësishme" që Ukraina "të jetë në gjendje të mbrohet kundër agresionit rus dhe shkeljes së sovranitetit të saj".

Kreu i Departamentit të Shtetit shtoi se drita jeshile do t'i lejojë Ukrainës të "përfitojë plotësisht nga aftësitë e saj të reja sapo pilotët të kenë përfunduar trajnimin e tyre".

Ora 08:07
VIDEOLAJM/ Momenti kur shpërthen makina e blinduar ukrainase, shkeli minat ruse! Shpëtojnë mrekullisht ushtarët

 

Ky është momenti teksa një grup ushtarësh ukrainas kanë shpëtuar për mrekulli ndërsa makina e blinduar shkeli mbi minat e vendosur nga ushtria ruse.

Në video duket se shpërthimi ka qenë shumë i fortë, por ushtarët arritën t’i shpëtojnë minës.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?