BE, ende pa vendim për qytetarët që do të mund të hyjnë nga 1 korriku

27 Qershor 2020, 08:49| Përditesimi: 27 Qershor 2020, 14:50

  • Share

Vendet e Bashkimit Europian as dje nuk arritën të vendosin për një "listë të sigurt" të vendeve, banorët e të cilëve mund të udhëtojnë në këtë bllok nga muaji korrik.

Ambasadorët nga 27 vendet anëtare të BE-së u mblodhën për të përcaktuar kritere për lejimin e hyrjes pa karantinë duke filluar nga e mërkura e ardhshme.

Kriteri kryesor për heqjen e kufizimeve për hyrje në BE, është ai që vendet të kenë pasur jo me shume se 16 raste te reja për 100.000 banorë në dy javët e fundit.

Komisioni Europian ka sugjeruar që vendet e Ballkanit Perëndimor - Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia - duhet të pranohen.

Sidoqoftë, sipas të dhënave të ECDC-së, në dyshim janë Bosnje Hercegovina dhe Maqedonia e Veriut pasi në këto vende, numri i rasteve Covid është shumë I lartë.

Burimet e BE-së pohojnë se për një kategori të konsiderueshëm të qytetarëve nuk do të duhej të vlejnë kufizimet, Si shembull, përmenden udhëtimet në BE për punë sezonale në bujqësi, udhëtimet për studime, pastaj për diplomatët, punëtorët shëndetësorë dhe disa kategori tjera.

Po ashtu kufizimet nuk do të vlejnë për personat të cilët do të kalojnë tranzit.

Greqia njoftoi këtë të premte çeljen e sezonit turistik duke filluar nga 1 korriku, por kufiri me Shqipërinë do të qëndrojë ende i mbyllur.

Ministri grek i Mbrojtjes Sociale Nikos Hordhalias deklaroi se Greqia nuk është ende gati të çelë kufijtë tokësore me Shqiperinë më datë 1 korrik ashtu siç ishte paralajmëruar.

Sipas tij shtyrja e hapjes së kufijve tokësore me Shqipërinë ka të bëjë me marrjen e mëtejshme të masave për të mbrojtur vendin nga Covid-19 pas rasteve të fundit të shfaqura në Shqipëri. Kjo është hera e dytë që autoritetet e vendit fqinj kanë shtyrë çeljen e kufijve tokësorë me Shqipërinë pas asaj që ishte planifikuar më 15 qershor dhe tani më 1 korrik.

Lista provizore e BE nuk përfshin Shtetet e Bashkuara, Brazilin dhe Rusinë.

Vendet anëtare pritet të japin një përgjigje jozyrtare deri sot në mbrëmje.

Ekziston një marrëveshje e gjerë që blloku duhet të hapet vetëm për ata me një situatë të ngjashme ose më të mirë epidemiologjike, por ka pikëpyetje se si të vlerësohet trajtimi i një vendi nga epidemia dhe besueshmëria e të dhënave.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Besa: 27/06/2020 19:40

    Fix BE qe na kane futur ne koke si ndonje gje me vlere. Drejtesia vlen vetem kur e kane favor. Cfare sigurie u jep Serbia qe nuk e paskan vendet e tjera?

    Përgjigju
  • Enxhi: 27/06/2020 14:53

    Cfare ndryshimi ka qe lejohen te kalojne vetem nje kategori personash dhe jo te gjithe? Pse ata qe kane dokumnta apo viza pune jane imun ndaj virusit?

    Përgjigju
  • Alfons: 27/06/2020 10:13

    Me zor presin rastin plehrat e eu per te perkedhelur serbine dhe malin e zi,dhe per shqiperine mezor presin rastin per tja futur,

    Përgjigju
  • Andon Laristo: 27/06/2020 09:59

    Politika Covid-19 dhe BE për të mbajtur kufijtë mbyllur janë në mbështetje të Shqipërisë së Madhe. Sepse shqiptarët do të detyrohen të qarkullojnë brenda kufijve të tyre. Kjo funksionon për Shqipërinë e Madhe.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?