Covid-Ministri gjerman: Rimbyllja e kufijve të BE-së, vetëm e kordinuar

27 Qershor 2020, 14:48| Përditesimi: 27 Qershor 2020, 14:49

  • Share

Sipas agjencisë gjermane të lajmeve, DPA, Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas ka deklaruar se nuk e përjashton mundësinë që disa kufij në Europë mund të mbyllen përsëri në rast të një rritjeje të madhe të infeksioneve të Covid, por ai theksoi se vendimi për këtë duhet të merret përmes votimit

“Nuk mund të përjashtohet që kufijtë të mbyllen përsëri nëse infeksionet në ndonjë rajon të BE-së janë dukshëm më të larta se në një tjetër vend”, tha Maas duke shtuar se një veprim i tillë do të duhet të koordinohet në të gjithë Europën.

“Europa ka mësuar shumë nga kjo krizë, jo vetëm përmes mungesave tona, por edhe përmes pikave tona të forta”, tha Maas duke theksuar se “Ne kemi përmirësuar koordinimin tonë dhe i kemi siguruar solidaritet njëri-tjetrit me një ritëm dhe dimension që nuk është parë kurrë më parë”.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?