Erling Haaland

Haaland jashtë fushe deri në fund të muajit, 'dhimbje koke' te Man. City

13 Janar, 22:54| Përditesimi: 13 Janar, 22:56

  • Share

Sulmuesi i Manchester Cityt, Erling Haaland pritet të jetë jashtë fushës së lojës deri në fund të muajit janar dhe këtë e konfirmoi trajneri Pep Guardiola. Haaland u lëndua në këmbë në disfatën nga Aston Villa më 6 dhjetor.

Norvegjezi pritej që të kthehej për Kupën e Botës për klube, por lëndimi ia pamundësoi një gjë të tillë. Sulmuesi ka shënuar 19 gola në 22 paraqitje në edicionin aktual.

Nëse mungon për gjithë muajin janar, ai nuk do të luajë as kundër Tottenhamit në Kupën FA më 26 janar dhe as ndaj Burnleyt në Premier League më 31 janar. Mungesa e tij ishte e dukshme edhe sot, kur Man. City fitoi me vështirësi 2-3 ndaj Newcastle.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?