Festa e De Bruyne

VIDEO/ Guardiolës 'hiqini kapelen', Manchester City përmbys 2-3 Newcastelin! De Bruyne dhe Bobb gola nga stoli

13 Janar, 20:38| Përditesimi: 13 Janar, 20:40

  • Share


Ndeshje e "çmendur" në "St. James Park". Manchester City siguroi tri pikë në udhëtim duke mundur 2-3 Newcastelin në një ndeshje që i pati të gjitha. "Magjiku" Guardiola ishte heroi i ndeshjes, që nga stoli lexoi kundërshtarin dhe hedhja në fushë e De Bruyne dhe Bobb i dhanë të tijve tri pikë.

Ishte Bernardo Silva që në minutën e 26-të kaloi "Qytetarët" në avantazh me një gol të bukur me finte, para se Isak dhe Gordon të përmbysnin te vendasit. Në pjesën e dytë City kontrolloi lojën. Kapiteni De Bruyne u hodh në lojë në të 70 minutë dhe vetëm katër minuta më vonë shënoi për ekuilibrat 2-2.

Sërish belgu ishte protagonist në të 90+1', kur me një pasim kirurgjikal nga 30 metra për Bobb, bëri që djaloshi të shënonte golin e tretë dhe të fitores për Cityn duke shmangur edhe portierin. Fitore nga stoli për Man. City, që e sheh veten me 43 pikë në vendin e dytë, dy pikë pas Liverpoolit kryesues.

Nga ana tjetër Newcastle nuk ia del të fitojë për katër ndeshje radhazi, teksa ka humbur terren dhe me 29 pikë pozicionohet në vendin e dhjetë.

 

 

 

 

 


Lajmi kryesor:

GOLAT/ Tre suksese radhazi, Chelsea fiton 1-0 kundër Fulham me Brojën në fushë! Man. City përmbys 2-3 Newcastelin


S.DH/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?