'Rithemelimi' merr kontrollin e grupit të WhatsApp të PD, heqin edhe Gazment Bardhin! Berisha zhduk 'logon e Bashës' nga selia blu

28 Mars 2022, 18:31| Përditesimi: 28 Mars 2022, 23:04

  • Share

TIRANË- Dorëheqja e Lulzim Bashës i ka dhënë ‘dorë të lirë’ Sali Berishës risjellë epokën e tij në selinë blu dhe këtë e ka nisur që nga fasada. Pasditen e kësaj të hëne, Berisha ka urdhëruar një grup pune për të hequr nga ballina logon e PD-së që ishte në përmasa të mëdha sa faqja e murit.

Bashën dhe Berishën mes shumë pikave që i ndante ishte edhe logoja. Me ardhjen e Bashës në krye të PD-së, ndryshoi edhe logoja e partisë, ku ngjyra u bë një bojë qiell më të hapur dhe ndryshoi edhe shkrimin, mirëpo me rimarrjen e PD-së ish-kryeministri ka marrë masat për të rikthyer logon e vjetër, të cilën e miratuan edhe në Kuvendin e 11 dhjetorit, së bashku me ndryshimet e tjera të statutin e partisë, e që së fundmi kanë marrë edhe 'OK' nga Gjykata. 1648487295_wr45we33e.jpg

Vula e Lulzim Bashws dhe vula e Sali Berishws

Megjithatë, Berisha nuk është ndalur këtu. Grupi i Rithemelimit ka marrë në kontroll edhe grupin e WhatsApp të Partisë Demokratike.

Në vend që të hapnin një grup të ri, siç ndodh zakonisht, ato kanë përdorur të njëjtin grup, por me më pak anëtarë. Silvi Bardhi, një nga administratoret e grupit i besuar i Sali Berisha, ka hequr të gjithë “të besuarit” e Bashës, nga Patrik Sadikaj, që merrej me mediat, e deri te Ina Zhupa dhe Gazment Bardhi.

1648487823_pdddddd.jpg

'Rithemelimi' merr kontrollin e grupit të WhatsApp të PD

Këto lëvizje vijnë pasi Gjykata e Tiranës regjistroi pak ditë më parë ndryshimet e Berishës në Statutin e Partisë Demokratike, të bëra në Kuvendin e 11 dhjetorit 2021. Sipas vendimit, tashmë Komisioni i Rithemelimit i Sali Berishës mund të drejtojë Partinë Demokratike. Teksa të dyja palët, si Grupi i Rithemelimit edhe PD bëjnë thirrje për bashkim, duket se nuk është kaq e thjeshtë gjetja e gjuhës së përbashkët. Në një kohë kur Berisha ka deklaruar se do të kandidojë për kreun e PD, Enkelejd Alibeaj ka theksuar se ata nuk mund të pranojnë që partia të drejtohet nga një person 'Non Grata'.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Celo Kasapi: 28/03/2022 21:16

    Ate qe Putini nuk po e ben ne Ukraine po e ben Berisha ne Tirane.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?