VIDEO/ Hiqen dyert e blinduara nga PD, selia ‘zhvishet’ nga logot, hapet dera kryesore për deputetët! Noka për Report Tv: Le të hyjë diell brenda partisë

28 Mars 2022, 10:34| Përditesimi: 28 Mars 2022, 13:29

  • Share

Selia blu i është rikthyer pamjes së saj të mëparshme që ka pasur para prostatës së dhunshme të 8 janarit. Godina sot është pa dyer të blinduara që u vendosën nga Basha për të mbrojtur selinë nga sulmet e dhunshme më 8 janar që erdhën pikërisht nga grupi i Rithemelimit, dhe sot me vendim të gjykatës Tiranë kanë marrë drejtimin e PD-së.

Tashmë godina është ‘zhveshur’ nga çdo logo dhe adezivët që vishte xhamat, ndërsa dera kryesore është hapur, ku tashmë deputetët do të hyjnë aty dhe jo më nga dera e pasme. Heqja e dyerve të blinduara është parë edhe si një simbol për të bashkuar demokratët.

Të gjitha këto ndryshime në selinë e PD, për deputetin Flamur Noka tregon se “dielli duhet të hyjë brenda partisë". Në një prononcim për  gazetaren e Report Tv, Danjela Maloku,  Noka shtoi se qëllimi i vetëm është bashkimi i PD

Një ditë më parë u boshatis edhe zyra e Lulzim Bashës, i cili dha dorëheqjen si kryetar i PD-së, pas 9 vitesh si drejtues i kësaj partie. Vendimi i Bashës për dorëheqjen erdhi pas humbjes së thellë të PD në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit, ku jo vetëm nuk fitoi asnjëra nga 6 bashkitë, por u rendit edhe forcë e tretë.

Ndërsa 8 janari 2022 ishte një ngjarje dramatike për Partinë Demokratike, ku mbështetës të ish-kryeministrit Sali Berisha sulmuan selinë e Partisë Demokratike. U desh ndërhyrja e policisë, që situata të vihej nën kontroll në pak minuta, pasi por rrezikohej seriozisht jeta e deputetëve që ndodheshin brenda selisë si dhe kreut të PD-së Lulzim Bashës.  

Ora 11:29
Hiqen dyert e blinduara nga PD, Noka: Një forcë politike e hapur që të hyjë dielli dhe anëtarët

 

Dyert e blinduara, të vendosura nga Lulzim Basha në selinë blu para protestës dhunshme të Berishës më 8 janar, tashmë janë hequr. Në një prononcim për gazetaren e Report Tv, Danjela Maloku, Flamur Noka u shpreh se PD është tashmë siç duhet të jetë një forcë politike 'e hapur që të hyjë dielli dhe anëtarët'.

"Është siç duhej të ishte një forcë politike, e hapur që të hyjë dhe dielli dhe anëtarët. Qëllimi ynë është të bashkuar, grupi parlamentar deri në bazë", tha ai.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?