Greva e naftëtareve në Ballsh/ Përkeqësohet gjendja e një prej grave! Transportohet në spitalin e Ballshit

24 Tetor 2020, 20:23| Përditesimi: 24 Tetor 2020, 20:43

  • Share

BALLSH - Me kalimin e orëve, gjendja shëndetësore e grave naftëtare në Ballsh përkeqësohet edhe më shumë.

Mbrëmjen e kësaj të shtune, një prej grave ka pasur nevojën e një mjeku pasi gjendja e saj shëndetësore është rënduar më shumë.

Silva Ferizaj është transportuar në spitalin e Ballshit ku do të marrë ndihmën mjekësore.

Këtë e ka konfirmuar për Report Tv dhe nënkryetari i Sindikatës së Naftëtarëve, Durim Skënderaj.

Vetëm 1 orë më parë, sindikata e naftëtarëve të Shqipërisë publikoi një letër nga sindikata ndërkombëtare IndustriALL Global Union drejtuar kryeministrit Rama.

Sipas kësaj letre, ata i kërkojnë shtetit shqiptar që të ndërhyjnë sa më parë në zgjidhjen e çështjes së naftëtarëve për pagat e prapambetura si dhe për fillimin e punës.

Sot u shënua ditë e dhjetë e grevës së naftëtareve gra ku ende nuk ka një marrëveshje mes tyre dhe qeverisë për zgjidhjen e problemit të tyre.

Ato thonë se nëse nuk do të ketë reagim edhe gjatë ditëve në vijim, në grevë do të hyjnë dhe fëmijët e tyre.


Lajmi kryesor:

Dita e dhjetë e grevës/ Gratë: Më mirë të na zërë korona se të vdesim për bukë! Do na bashkohen edhe fëmijët se s'kanë ku të shkojnë! Reagimi i Ramës absurd


E.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?