Naftëtaret gra në grevë

Sindikata ndërkombëtare letër Ramës për naftëtarët: Të ndërhyjë sa më shpejt për të siguruar pagat e prapambetura

24 Tetor 2020, 19:38| Përditesimi: 24 Tetor 2020, 20:17

  • Share

Teksa vijon ende greva e naftëtareve gra pa asnjë negociatë mes tyre dhe shtetit, Sindikata e Naftëtarëve në Shqipëri ka publikuar një letër, ku sipas tyre, një sindikatë ndërkombëtare ia ka dërguar kryeministrit Rama.

Sipas tyre, sindikata ndërkombëtare, IndustriALL Global Union i është drejtuar kryeministrit Edi Rama ku i bën thirrje që të ndërhyjë sa më parë në mënyrë që tu kthehen pagat e prapambetur.

Në Facebook, Sindikata e Naftëtarëve në Shqipëri shkruan se situata është e papranueshme.

"Sindikata ndërkombëtare IndustriALL Global Union që përfaqëson miliona punëtorë në sektorët e minierave, energjisë dhe manifakturës, i ka nisur një letër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij që të ndërhyjë në mënyrë që të paguhen pagat e prapambetura të naftëtarëve. Ata i rikujtonë Ramës se edhe pse e kanë kontaktuar për të njëjtën problematikë në muajin prill, nuk ka pasur zhvillime pozitive. Për IndustriAll është e papranueshme situata e krijuar dhe presin zgjidhje të menjëhershme. Naftëtarët e bashkuar kanë për të fituar!" - shkruan sindikata e naftëtarëve në Shqipëri.

Ndërkohë ditën e sotme, greva e naftëtareve gra ka hyrë në ditën e dhjetë të saj. Grevistet e Ballshit, bëjnë me dije se jo vetëm nuk do të tërhiqen, por do iu bashkohen edhe fëmijët e tyre.

Për ta është e turpshme që të vitin 2020 të diskutohet për bukë, madje shkojn edhe më tej duke thënë se "më mirë të vdesin në COVID-i se nga uria.


Lajmi kryesor:

Dita e dhjetë e grevës/ Gratë: Më mirë të na zërë korona se të vdesim për bukë! Do na bashkohen edhe fëmijët se s'kanë ku të shkojnë! Reagimi i Ramës absurd


E.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?