Detaje të reja janë zbardhur nga grabitja e argjendarisë në Kamëz orët e para të mbrëmjes së sotme. Mësohet se 3 autorët e maskuar kanë ardhur nga Fushë-Kruja ndërsa kanë përdorur targat e një automjeti tjetër tip “Hunday” të cilat ia kishin vendosur “BMW”-së X6 me të cilën kryen grabitjen.
Report Tv mëson se autorët janë larguar në drejtim të Laknasit. Ndërsa sipas dëshmisë së pronares së argjendarisë, njëri prej autorëve kishte dialekt nga jugu i vendit. Dyshohet se janë grabitur rreth 500 gramë flori nga argjendaria.
Lajmi kryesor:
Grabitet argjendaria në Kamëz, 3 autorët të maskuar marrin 500 gram flori nën kërcënimin e automatikut! Momenti kur arratisen me 'BMW' (FOTO)
B.V//ReportTv.al