Grabitet argjendaria në Kamëz, 3 autorët të maskuar marrin 500 gram flori nën kërcënimin e automatikut! Momenti kur arratisen me 'BMW' (FOTO)

28 Nëntor 2023, 17:47| Përditesimi: 28 Nëntor 2023, 23:41

  • Share

Një argjendari në rrugën “Nënë Tereza” në Kamëz ka rënë pre e gabitësve pasditen e të martës (28 nentor) 

Tre persona të maskuar kanë hyrë në argjendarinë "Marsi" dhe nën kërcënimin e një automatiku kanë marrë disa bizhuteri floriri me peshë 500 gram, të cilat kanë qenë në tavolinë për shitje.

Punonjësit e argjendarisë, kanë deklaruar se grabitësit nuk kanë arritur të marrin para. Më pas, autorët janë larguar në drejtim të paditur me një automjet tip “BMW" të bardhë, fotot e të cilës janë siguruar nga “Report TV”. 

Report Tv mëson se targat e makinës që kanë përdorur 3 autorët për të kryer grabitjen, i përkasin në fakt një automjeti tip "Hunday". Kurse pronarja e argjendarisë ka deklaruar se njëri prej autorëve fliste dialekt nga jugu i vendit. 

Janë ngritur pikat e përkohshme të kontrollit në qarqet Tiranë, Durrës, Lezhë, Kukës dhe Shkodër. Grupi hetimor ka sekuestruar kamerat e sigurisë për të zbardhur detaje lidhur me identitetin e grabitësve. Për këtë rast është krijuar një grup i posaçëm hetimor me specialistë të strukturave të posaçme të luftës kundër krimeve të rënda. 

Makina e autorëve

Ora 20:52
Grabitja e argjendarisë në Kamëz, targat e BMW-së së autorëve i përkisnin tjetër automjeti! U vodhën 500 gram flori! Pronarja: Njëri prej tyre kishte dialekt jugu

1701201421_WhatsAppImage20231128at19.50.152.jpeg

Detaje të reja janë zbardhur nga grabitja e argjendarisë në Kamëz orët e para të mbrëmjes së sotme. Mësohet se 3 autorët e maskuar kanë ardhur nga Fushë-Kruja ndërsa kanë përdorur targat e një automjeti tjetër tip “Hunday” të cilat ia kishin vendosur “BMW”-së X6 me të cilën kryen grabitjen.

Report Tv mëson se autorët janë larguar në drejtim të Laknasit. Ndërsa sipas dëshmisë së pronares së argjendarisë, njëri prej autorëve kishte dialekt nga jugu i vendit. Dyshohet se janë grabitur rreth 500 gramë flori nga argjendaria.

Ora 19:54
Report TV siguron FOTO-n e ‘BMW’-së me të cilën u larguan 3 grabitësit e argjendarisë në Kamëz

Report Tv ka siguruar pamjet ekskluzive të automjetit tip "BMW" me të cilin u larguan 3 personat që grabitën argjendarinë në Kamëz. Autoritetet nuk kanë arritur ta identifikojnë makinën nga targat pasi në pamje nuk dallohen. Janë porositur shërbimet e policisë që të kontrollohet çdo makinë e ngjashme në qarkullim.

Ora 18:18
Grabitja e argjendarisë në Kamëz, reagon policia: Ishin tre autorë të maskuar, vodhën bizhuteritë me automatik dhe u larguan me 'BMW'

Policia ka dhënë detaje për grabitjen e ndodhur këtë mbrëmje në një argjendari në Kamëz. Blutë njoftojnë se autorët kanë qenë tre persona të cilët të maskuar dhe nën kërcënimin e automatikut kanë marrë disa bizhuteri në argjendari dhe më pas janë larguar me makinë. 

Kamëz/Informacion paraprak

Më datë 28.11.2023, rreth orës 17:15, në rrugën “Nënë Tereza”, tre persona të maskuar, nën kërcënimin e një sendi të dyshuar si armë zjarri automatik, kanë marrë disa bizhuteri në argjendarinë e shtetases E. S., dhe më pas janë larguar me një automjet tip "BMW".

Shërbimet Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. 

Janë ngritur pikat e përkohshme të kontrollit në qarqet Tiranë, Durrës, Lezhë, Kukës dhe Shkodër. 

Për këtë rast është krijuar një grup i posaçëm hetimor me specialistë të strukturave të posaçme të luftës kundër krimeve të rënda. 

Grupi hetimor mbi bazën e të dhënave të administruara po punon për zbardhjen e dokumentimin e autorësisë të kësaj ngjarje.

Ora 18:02
Grabitja në Kamëz, autorët ishin 3, një prej tyre kishte armë! Nuk morën para, por vetëm bizhuteri

3 mësohet se kanë qenë autorët e grabitjes së argjendarisë në Kamëz këtë të martë. Punonjësit e argjendarisë kanë deklaruar se autorët nuk kanë marrë para por vetëm buzhuteri.

B.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?