Një market në fshatin Drenovë të Korçës është grabitur këtë mbrëmje nën kërcënimin e armës.
Sipas informacioneve nga policia dy persona të maskuar kanë hyrë në dyqanin ushqimor rreth orës 18:45 dhe kanë arritur të marrin nga arka një shumë parash dhe disa paketa cigaresh dhe më pas janë larguar.
I pranishëm ka qenë Demiral Bylykbashi, pronari i marketit i cili nuk ka bërë rezistencë.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Gjithashtu janë ngritur pika kontrolli në akset kryesore dhe hyrjet e daljet e qytetit, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Për këtë rast është krijuar një grup i posaçëm hetimor i cili po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.
B.K/ReportTv.al