Sassuolo 0-2 Leçe

GOLAT/ Gjimshiti merr të verdhë, Atalanta në Evropë! Sassuolo 'pret' biletën për në Serie B, Leçe e mposht 0-3

21 Prill, 22:47
  • Share

Serie A e futbollit është në javën e 33-të. Kjo e dielë sportive filloi në orën 12:30, me Leçen që mundi 0-3 Sassuolon dhe "i pret" këtyre të fundit një biletë për në Serie B nga sezoni që vjen, edhe pse jo zyrtarisht. Torino barazoi 0-0 kundër Frosinones, ndërsa Fiorentina siguroi tri pikë duke mundur 0-2 Salernitanën. Tri pikë siguroi edhe Atalanta, që fitoi 1-2 ndaj Monzës.

Në Reggio Emilia, vendasit e Sassuolos treguan se janë në vështirësi dhe humbën 0-3 kundër Leçes. "Mapei Stadium" pa dy gola të shpejtë, me Gendrey dhe Dorgu që shënuan në minutat 11 dhe 15-të. Me tri pikët "në xhep" puljezët e Leçes nuk u vendosën në vështirësi as në pjesën e dytë, madje gjetën golin me Piccoli në të 61 minutë, për të "vulosur" tri pikët. Te vendasit nga minuta e parë luajti Nedim Bajrami, teksa Marash Kumbulla qëndroi në stol. Ndërkohë te Leçe mungoi Ylber Ramadani për shkak të lëndimit, ndërsa Medon Berisha u fut në fushë në minutën e 75.

Në mbrëmje Monza u mposht 1-2 nga Atalanta. De Ketelaere dhe Toure shënuan për miqtë nga Bergamo, teksa goli i Maldinit në fund shërbeu sa për statistika. Në këtë duel Berat Gjimshiti u fut në minutën e 68-të, teksa u ndëshkua edhe me karton të verdhë. Atalanta kështu mbron vendin e gjashtë që të çon në Evropë.

Serie A, raundi 33:

12:30 Sassuolo 0-3 Leçe

15:00 Torino 0-0 Frosinone

18:00 Salernitana 0-2 Fiorentina

20:45 Monza 1-2 Atalanta

Renditja:

Ora 16:03
Bajrami dhe Berisha në fushë, Leçe i shënon tre herë Sassuolos (VIDEO)

Në Reggio Emilia, vendasit e Sassuolos treguan se janë në vështirësi dhe humbën 0-3 kundër Leçes. "Mapei Stadium" pa dy gola të shpejtë, me Gendrey dhe Dorgu që shënuan në minutat 11 dhe 15-të. Me tri pikët "në xhep" puljezët e Leçes nuk u vendosën në vështirësi as në pjesën e dytë, madje gjetën golin me Piccoli në të 61 minutë, për të "vulosur" tri pikët. Te vendasit nga minuta e parë luajti Nedim Bajrami, teksa Marash Kumbulla qëndroi në stol. Ndërkohë te Leçe mungoi Ylber Ramadani për shkak të lëndimit, ndërsa Medon Berisha u fut në fushë në minutën e 75. Me 35 pikë Leçe ngjitet në vendin e 13-të dhe thuajse ka siguruar mbijetesën, ndërkohë që Sassuolo është në zonën e ftohtë me 26 pikë.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?