Leçe feston suksesin

Bajrami dhe Berisha në fushë, Leçe i shënon tre herë Sassuolos (VIDEO)

21 Prill, 16:03| Përditesimi: 21 Prill, 16:04

  • Share

Në Reggio Emilia, vendasit e Sassuolos treguan se janë në vështirësi dhe humbën 0-3 kundër Leçes. "Mapei Stadium" pa dy gola të shpejtë, me Gendrey dhe Dorgu që shënuan në minutat 11 dhe 15-të. Me tri pikët "në xhep" puljezët e Leçes nuk u vendosën në vështirësi as në pjesën e dytë, madje gjetën golin me Piccoli në të 61 minutë, për të "vulosur" tri pikët. Te vendasit nga minuta e parë luajti Nedim Bajrami, teksa Marash Kumbulla qëndroi në stol. Ndërkohë te Leçe mungoi Ylber Ramadani për shkak të lëndimit, ndërsa Medon Berisha u fut në fushë në minutën e 75. Me 35 pikë Leçe ngjitet në vendin e 13-të dhe thuajse ka siguruar mbijetesën, ndërkohë që Sassuolo është në zonën e ftohtë me 26 pikë.


Lajmi kryesor:

GOLAT/ Gjimshiti merr të verdhë, Atalanta në Evropë! Sassuolo 'pret' biletën për në Serie B, Leçe e mposht 0-3


S.DH/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?