GOLAT/ Perla e Rashford s'mjafton, Foden përmbys 'i vetëm' United! Manchesteri mbetet Blu, City në ndjekje të Liverpool

3 Mars, 18:28| Përditesimi: 3 Mars, 19:00

  • Share

Manchester City tregon se jo më kot është kampion në fuqi i Premier League dhe Champions League. "Qytetarët" e Guardiolës fituan 3-1 me përmbysje derbin e Manchesterit kundër United.

Ishin "Djajtë' e ten Hag që kaluan në epërsi me kryeveprën e Rashford në minutën e tetë të ndeshjes, me sulmuesin anglez që në pjesën e parë shpërdoroi edhe një mundësi të mirë për golin e qetësisë.

Megjithatë vendasit nuk u pajtuan me këtë rezultat dhe në pjesën e dytë përmbysën gjithçka me Phil Foden (18 gola këtë sezon në të gjitha kompeticionet). Në të 56' mëngjarashi lëshoi një "predhë" nga jashtë zone për t'ia ndalur në trekëndësh Onanës, teksa dhjetë minuta nga fundi shënoi edhe golin e dytë.

Në shtesë Haaland gjeti golin e qetësisë, teksa Rodri dhuroi dy asiste në këtë duel. Tanimë Man. City me 62 pikë pas javës së 27-të shkon në vendin e dytë, një më pak se Liverpooli kryesues. United mbetet në pozitën e gjashtë me 44 pikë.

Renditja

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?