VIDEO/ Milani 'blindon' zonën Champions, mposht 1-0 Napolin! Fiorentina merr tri pikët e para për këtë vit, Bologna fiton 4-0 ndaj Leçes

11 Shkurt, 22:49| Përditesimi: 12 Shkurt, 10:40

  • Share

Serie A e futbollit në Itali edhe këtë të dielë vijoi me ndeshjet e raundit të 24-t. Gjithçka nisi në orën 12:30 në Firenze, aty ku Fiorentina mposhti 5-1 Frosinonen. Më 15:00 Bologna fitoi 4-0 me Leçen, teksa Monza dhe Verona barazuan 0-0. Në mbrëmje Milani mundi 1-0 Napolin kampion në fuqi.

Milan ia ka dalë të mposhtë 1-0 kampionët në fuqi të Italisë, Napolin. Në "San Siron" e tejmbushur vendosi goli i Theo Hernandez në minutën e 25-të të ndeshjes. Një aksion model nga mbrojtësi dhe pasimi final i Leaos bënë që djemtë e Piolit të siguronin fitoren e dytë radhazi, kjo për raundin e 24-t në Serie A. Me 52 pikë kuqezinjtë "blindojnë" vendin e tretë, duke lënë Napolin në pozitën e nëntë me 35 pikë.

Në "Artemio Franchi", Fiorentina siguroi tri pikët e para për këtë vit duke mundur 5-1 Frosinonen. Djemtë e Italianos shënuan tre herë në pjesën e parë me Belottin, Ikone, Martinez. Gonzales dhe Barak gjetën golin në pjesën e dytë. Mazzitelli shënoi për miqtë. Fiore me 37 pikë merr vendin e shtatë.

Serie A, raundi i 24:

E dielë

12:30 Fiorentina 5-1 Frosinone

15:00 Bologna 4-0 Leçe

15:00 Monza 0-0 Verona

18:00 Genoa 1-4 Atalanta

20:45 Milan 1-0 Napoli

Renditja:

Ora 22:44
Tiki-Taka në 'San Siro', Milani mposht 1-0 Napolin me supergolin e Theos (VIDEO)

Milan ia ka dalë të mposhtë 1-0 kampionët në fuqi të Italisë, Napolin. Në "San Siron" e tejmbushur vendosi goli i Theo Hernandez në minutën e 25-të të ndeshjes. Një aksion model nga mbrojtësi dhe pasimi final i Leaos bënë që djemtë e Piolit të siguronin fitoren e dytë radhazi, kjo për raundin e 24-t në Serie A. Me 52 pikë kuqezinjtë "blindojnë" vendin e tretë, duke lënë Napolin në pozitën e nëntë me 35 pikë.

S.DH//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?