Festa e Bayern Munich

GOLAT/ Bayern Munich 'tërmet 8-ballësh', Gjasula del me të kuq! Në Bundesligë fitojnë Hoffenheim dhe Bremen

28 Tetor 2023, 19:43| Përditesimi: 28 Tetor 2023, 20:02

  • Share

Bundesliga gjermane e futbollit zhvilloi pesë nga ndeshjet e javës së nëntë. Asnjë barazim në këto duele, teksa spikati fitorja 8-0 në shtëpi e Bayern Munich kundër Darmstadit të Klaus Gjasulës. Fitore edhe për Augsburg, Gladbach, Hoffeinheim dhe Werder Bremen.

Në "Allianz Arena", Bayern Munich shpartalloi 8-0 Darmstadin e Klaus Gjasulës. Mesfushori i Kombëtares nuk shkoi më shumë se minuta e 21 në fushë, duke dalë me karton të kuq, pas Kimmich te Bayern (minuta 4). Në pjesën e parë miqtë u ndëshkuan me dy kartona të kuq, megjithëse ia dolën të mos pësonin. "Festivali" i golave te Bayern Munich filloi në minutën e 51 nga Harry Kane (51', 69', 88') dhe më pas Sane (56', 64'), Musiala (60', 76') si edhe Muller në të 71 minutë. Për t'u evidentuar goli i pestë i ndeshjes, me Kane që shënoi nga mesi i fushës. Me një ndeshje më shumë, Bayern Munich ngjitet në krye të Bundesligës me 23 pikë, një më pak se Leverkusen që luan nesër. Darmstadt me shtatë pikë mban vendin e 14-të.

Rezultatet:

Augsburg 3-2 Uolfsburg

B. MGladbach 2-1 Heidenheim

Bayern Munich 8-0 Darmstadt

Stuttgart 2-3 Hoffeinheim

Uerder Bremen 2-0 Union Berlin

Renditja:

Ora 20:00
VIDEO/ Gol nga 53 metra, Harry Kane mrekullon Bayernin

Në fitoren 8-0 të Bayerit të Munihut kundër Darmstadt, për javën e nëntë në Bundesligë, Harry Kane mrekulloi me një supergol. Në të 69 minutë sulmuesi anglez lëshoi një goditje nga më shumë se 50 metra, duke e ndalur sferën në rrjetë. Me të vërtetë një gol që nuk shihet shpesh.

Ora 19:45
VIDEO/ Tre kartona të kuq dhe tetë gola, Bayern Munich shpartallon Darmstadin! 'Skuqet' Klaus Gjasula

Në "Allianz Arena", Bayern Munich shpartalloi 8-0 Darmstadin e Klaus Gjasulës. Mesfushori i Kombëtares nuk shkoi më shumë se minuta e 21 në fushë, duke dalë me karton të kuq, pas Kimmich te Bayern (minuta 4). Në pjesën e parë miqtë u ndëshkuan me dy kartona të kuq, megjithëse ia dolën të mos pësonin. "Festivali" i golave te Bayern Munich filloi në minutën e 51 nga Harry Kane (51', 69', 88') dhe më pas Sane (56', 64'), Musiala (60', 76') si edhe Muller në të 71 minutë. Për t'u evidentuar goli i pestë i ndeshjes, me Kane që shënoi nga mesi i fushës. Me një ndeshje më shumë, Bayern Munich ngjitet në krye të Bundesligës me 23 pikë, një më pak se Leverkusen që luan nesër. Darmstadt me shtatë pikë mban vendin e 14-të.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?