Ndërhyrja e gabuar e Gjasulës

VIDEO/ Klaus Gjasula merr karton të kuq në përballjen kundër Bayern Munich

28 Tetor 2023, 16:51| Përditesimi: 28 Tetor 2023, 17:32

  • Share

Bayern Munich dhe Darmstadt po luajnë për javën e nëntë në Bundesligën gjermane të futbollit. Për miqtë në këtë duel nga minuta e parë ishte edhe Klaus Gjasula. Mesfushori i Kombëtares nuk mundi të qëndronte më shumë se 21 minuta në fushë, duke dalë me karton të kuq.

Një ndërhyrje në dëm të Laimer është cilësuar si e parregullt nga arbitri, që pas konsultës me VAR i ka nxjerrë kartonin e kuq shqiptarit. Më herët po me të kuq ishte ndëshkuar edhe Kimmich te Bayer pas vetëm katër minutave lojë. Ndërkohë që pas daljes me të kuq të Gjasulës, Darmstadt mbeti me nëntë lojtarë pasi edhe Maglica pësoi të njëjtin fat në nga arbitri Petersen në "Allianz Arena". Në pjesën e dytë Bayern Munich shënoi tetë herë për rezultatin 8-0.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?