Albin Kurti

Gjykata pezulloi vendimin e qeverisë për uljen e pagave të gjyqtarëve, Kurti: Kur vjen puna për veten janë shumë efikasë, dosjet e tjera i lënë në pluhur

2 Dhjetor 2022, 15:55| Përditesimi: 2 Dhjetor 2022, 16:12

  • Share

1669821500_thumbsbcbf04a4d7526936f1a91d3c998148935f.jpg

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pasi gjykata Themelore e Prishtinës pezulloi vendimin e qeverisë për uljen e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Nëpërmjet një deklarate për mediat, ai tha se konstatonte se kur bëhej fjalë për gjyqtarët, Gjykata rezulton të jetë shumë efikase ndërsa dosje të tëra i lë të pluhurosura në Ministrinë e Drejtësisë.

“Ne nuk mund të merremi me vendimet të cilat i bënë gjyqësori, por më duhet të konstatoj me keqardhje që kur vije puna për vetvete po dalin të jenë shumë efikas, për dallim prej lëndëve të panumërta që janë pluhurosur në sirtarët e Pallatit të Drejtësisë, që lëngojnë aty e nuk trajtohen as me kohë e as siç duhet. Pra, është për të ardhur keq që shpejtësinë dhe efikasitetin po dëshmojë atëherë kur kanë interes vetë, interes të ngushtë“, u shpreh Kurti.


Lajmi kryesor:

Këshilli Gjyqësor reduktoi punën, Gjykata Themelore pezullon vendimin e qeverisë së Kosovës për uljen e pagave të gjyqtarëve


B.V/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?