GJKKO rrëzoi kërkesën e Berishës dhe Malltezit për shuarjen e masave të sigurisë, avokati: E konsiderojmë të paekzekutuar vendimin

8 Nëntor 2023, 16:26| Përditesimi: 8 Nëntor 2023, 19:16

  • Share

 

GJKKO ka rrëzuar kërkesën e bërë nga Berisha dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi për shuarje të masave të sigurisë të marra ndaj tyre për aferën ‘Partizani’.

Vendimi 1 

 Gjykata, bazuar në nenet 112, 249, pikat 1/1 dhe 7 të Kodit të Procedurës Penale;
VENDOSI: Rrëzimin e kërkesës së kërkuesit/personit nën hetim Sali Berisha, me objekt: “Konstatim i humbjes së fuqisë së masave shtrënguese “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” parashikuar nga nenet 233 dhe 234 të K.Pr.Penale, caktuar ndaj deputetit të Kuvendit të Shqipërisë Prof.Dr.Sali Berisha, Kryetarit të Opozitës”  , si të pabazuar në ligj" thuhet në vendimin e GJKKO-së

Vendimi i dyte
" Gjykata, bazuar në nenet 112, 249, pikat 1/1 dhe 7 të Kodit të Procedurës Penale;
VENDOSI: Rrëzimin e kërkesës së kërkuesit/personit nën hetim Jamarbër Malltezi, me objekt: “Konstatimi i humbjes së fuqisë së masës shtrënguese “arrest në burg” të caktuar sipas vendimit nr. 112, datë 20.10.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj Prof.Dr.Jamarbër Malltezi.”, si të pabazuar në ligj" 

Në dalje për mediat, avokati Genc Gjokutaj tha se vendimi i masave të sigurisë ndaj Berishës dhe Malltezit u është dhënë sot, gjë që sipas tij përbën shkelje.

“Vendimi i zbardhur na u dha sot. Vendimet janë të padepozituara në sekretarinë e gjykatës. Ne e konsiderojmë të paekzekutuar atë vendim sepse këta po i qëndrojnë shkeljes.  Të dyja kërkesat janë rrëzuar, edhe ajo për Jamarbrin”- tha Gjokutaj.


Lajmi kryesor:

Afera 'Partizani'/ GJKKO rrëzon kërkesat e Berishës dhe Malltezit! Ish kryeministri me masë sigurie, dhëndri në burg


B.V//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?