Bashkim Dedja

GJKKO merr të pandehur ish-kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja! Akuzohet për deklarim të rremë dhe fshehje pasurie

10 Maj 2022, 15:04| Përditesimi: 10 Maj 2022, 20:46

  • Share

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja është marrë i pandehur nga GJKKO. Pas hetimeve të SPAK rezulton se ka bërë mosdeklarim e fshehje pasurie. GJKKO pranoi kërkesën për ta gjykuar Dedjan pas më shumë se 2 vite hetime.

Bashkim Dedja, akuzohet për kryerjen e veprës penale të "Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim", kryer në formën e deklarimit të rreme dhe të fshehjes, të parashikuar nga neni 257/a/2 i Kodit Penal. Për akuzë të ngjashme është nën hetim edhe ish-gjyqtari tjetër i Kushtetueses, Fatos Lulo.

Sekuestrimi i pasurive:

Kujtojmë se Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vendosi në prill sekuestrimin pasurive të ish-Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja dhe ish gjyqtarit Fatos Lulo. SPAK zbuloi nga hetimi penal të dhëna që ish gjyqtarët  kishin në pronësi pasuri të paluajtshme, të cilat nuk i justifikonin me burime të ligjshme, apo pasuri që i kanë fshehur. Fatos Lulos i është sekuestruar një dyqan 172 m2, e ndodhur në rrugën e Durrësit, Tiranë. Po ashtu GJKKO, pasi ka pranuar kërkesën e SPAK, ka vendosur sekuestron mbi pasurinë në zotërim të shtetasit Bashkim Dedja, e llojit apartament, me sipërfaqe 60 m2, e ndodhur në zonën Kryemedhenj, Njësia Administrative Golem Kavajë.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • O spakkkkkk: 10/05/2022 16:04

    2 vjet hetime dhe per ti gjetur nje dyqan ne mes te Tiranes? Me ke tallen keta plehrat? Nuk ka faj i gjati qe po i iken truri. Po na iken te gjitheve.

    Përgjigju
  • vinjolli: 10/05/2022 15:40

    po pse vetem ky...kryetare te apeleve, nga barinj dhish, me deklarime 500 000 euro pse nuk i merni nen hetim ?

    Përgjigju
  • Genci: 10/05/2022 15:32

    Denim maksimal per 1 garazh dhe 1 dyqan 20m2. Ju hengert dreqi !!!! Ai ka dhoma plot me euro plus te tjera neper ishuj pa taksa

    Përgjigju
  • Drini: 10/05/2022 15:30

    Po ate anetarin tjeter te GJK, Besnik Imeraj, qe ka qene "avokat" i Mihal Delijorgjit ne krimin monstruoz te Gerdecit kur do ta marrin te pandehur ?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?