Aktivistja Brizida Gjikondi

Aktivistja Brizida Gjikondi: SPAK, të shpifur! Se fjala të neveritshem është shumë ju

10 Maj 2022, 20:43| Përditesimi: 10 Maj 2022, 20:47

  • Share

TIRANË- Aktivistja dhe avokatja Brizida Gjikondi ka reaguar ditën e sotme pas lajmit se GJKKO ka dërguar për gjykim dosjen e ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja, ku e ka cilësuar SPAK si "të shpifur". Gjikondi e ka cilësuar Dedjan si një ndër personat më modestë që ka njohur duke thënë se SPAK po tregohet i neveritshëm.

“Të shpifur! Se fjala të neveritshem është shumë për ta. Pasi proceduan nje zv-ministre për një arkë peshk, tani po procedojnë një ndër gjyqtarët më të përulur dhe modeste që personalisht kam njohur. 

Po procedojnë Bashkim Dedjan për gjoja një apartament 60 metra?! 

Zoti Dedja nuk është më gjyqtar por SPAK s’të fal. Sidomos për arka peshku dhe garsionera. 

Të shpifur, super të shpifur. Një legen ju lutem”, shkruan Gjikondi.

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja është marrë i pandehur nga GJKKO. Pas hetimeve të SPAK rezulton se ka bërë mosdeklarim e fshehje pasurie. GJKKO pranoi kërkesën për ta gjykuar Dedjan pas më shumë se 2 vite hetime.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?