BSH nuk ndryshon normën bazë të interesit, mbetet 3.25%! Sejko: Sektori i turizmit ka udhëhequr rritjen ekonomike, inflacioni rrezik për stabilitetin e çmimeve

20 Dhjetor 2023, 16:34| Përditesimi: 20 Dhjetor 2023, 19:21

  • Share

Inflacioni mbetet sfidë edhe për vitin e ardhshëm, pavarësisht se ecuria e ekonomisë së vendit është pozitive. Ky ishte mesazhi kryesor i dhënë nga guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko në konferencën përmbyllëse të këtij viti, teksa njoftoi se norma bazë e interesit do të mbetet 3.25%. 

“Këshilli Mbikëqyrës gjykon se presionet e larta inflacioniste nga ekonomia e brendshme mbeten një faktor rreziku për stabilitetin e çmimeve në vend. Zgjerimi i punësimit dhe pagave ka vijuar të ushqejë rritjen e konsumit në ekonomi, por mungesat e pranishme në tregun e punës dhe zgjerimi i shpejtë i pagave mban ende të larta presionet e brendshme inflacioniste”, tha Sejko.

Guvernatori theksoi se turizmi, ishte motori kryesor i ekonomisë për këtë vit, si për të ardhurat e gjeneruara ashtu edhe për punësimin e pagat.

“Vëllimi i aktivitetit ekonomik, punësimi dhe pagat kanë ardhur në rritje, duke pasqyruar më së shumti trendin pozitiv të sektorit të shërbimeve, të udhëhequr nga turizmi. Ekonomia shqiptare do të vijojë të rritet, e nxitur nga zgjerimi i mëtejshëm i konsumit, investimeve dhe eksportit të shërbimeve”, vijoi më tej guvernatori. 

Banka e Shqipërisë vlerëson se inflacioni do të zbresë në objektivin prej 3%, brenda vitit të ardhshëm, por në rast të ndonjë vale tjetër të rritjes së çmimeve, do të ndërhyjë përsëri duke rritur normën bazë.

B.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Nik: 21/12/2023 00:49

    Ky eshte pjese e bandes kriminale per grabitjen dhe varferimin e shqiptarve. SPAK-ku duhet te nis hetimet dhe vene para bankes se te akuzuarve si pjese e grupit te strukturuar kriminal.Dasht Zoti dhe vjen dita te japin llogari.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?