Evgjeni Micka

Flet babai i shqiptares që humbi jetën në aksidentin tragjik në Greqi: Ata morën fëmijën tim bashkë me gjithçka tjetër! Të mbajnë përgjegjësi

7 Mars 2023, 16:02| Përditesimi: 7 Mars 2023, 16:23

  • Share

1678201394_64001678198631xshqiptarja735.jpg

Babai i Evgjeni Mickës, e cila humbi jetën në aksidentin e trenave në Tempi, ka gjetur forcë dhe ka folur në media për dhimbjen që po kalon ai së bashku me familjen. Ai tregon se këtë humbje të madhe e ka përjetuar shumë më keq e ëma dhe motra e të resë, e ndërsa thekson se nuk ka pasur një ndihmë të specializuar nga autoritetet.

“Kanë kaluar orë e ditë dhe unë jam më mirë. Problemin më të madh e ka nëna e saj dhe vajza ime tjetër. Asnjë psikolog. Asgjë, askush. Të vetmit që na ndihmuan dhe i falënderojmë shumë, ishin disa zonja psikologe, kur shkuam për të marrë trupin.  Kam dëgjuar shumë, disa të vërteta, disa gënjeshtra. Po mundohem t’i sqaroj. Patjetër që ishte faji i dikujt. Por gabimi njerëzor doli i rregullueshëm. Unë nuk kam celular, nuk kam dua të flas me këdo, personalisht askush nuk më ka kërkuar të them asgjë. Vajza ime po shkon… Tani çfarë t’ju them tjetër… Mos e shqetësoni familjen tjetër. Gjithçka që shihni në foto, ishte Evgjenia. Ata morën fëmijën tim bashkë me gjithçka tjetër. Askush nuk duhet të mohojë përgjegjësinë”, ka rrëfyer babai i 19 vjeçares.


Lajmi kryesor:

Tragjedia në Greqi, drejtuesi i stacionit të Larisës merret në pyetje për 7 orë: Nuk e di si ndodhi! Makinisti duhet të më thoshte se çelësat s'janë të drejtë


B.K./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?