Pallati i shembur te Myslym Keta

Faturat/ Tre kurorat e familjes Ajazi prej dy vitesh marrin bonus qiraje secila, dy javë më parë tërhoqën edhe bonusin e dhjetorit

19 Dhjetor 2022, 17:03| Përditesimi: 19 Dhjetor 2022, 17:30

  • Share

Ditën e sotme mediat e djathta raportuan se një e moshuar me mbiemrin Ajazi që jetonte në pallatin Nr.4 që u shemb sot në rrugën “Mylsym Keta” nuk ka marrë asnjë mbështetje.

Por nga një verifikim o thjeshtë rezulton se e vërteta është krejt ndryshe. Të tre kurorat e familjes Ajazi prej më shumë se një viti e gjysmë vijojnë që të marrin bonus qiraje nga Bashkia e Tiranës që të jetonin në një banesë tjetër gjersa të marrin çelësat e banesës së tyre të re. Por ndonëse kanë marrë lekët, ata kanë rrezikuar  çdo ditë  jetën e tyre duke  jetuar në pallatin e deklaruar nga Instituti i Ndërtimit në rrezik shembje.

Familja Ajazi ka aplikuar në programin e Rindërtimit. Verdi Ajazi që tashmë ka ndërruar jetë, Hafize Ajazi dhe Afrim Ajazi t kanë dalë fitues me VKB nr.58 datë 06.07.2022 në strukturën 2+1, dhe janë në pritje të hedhjes së shorteut për të përfituar banesën e re.

Aktualisht të tre kurorat trajtohen me bonus qiraje. Më konkretisht,  nga faturat e Postës Shqiptare ata marrin bonuset, rezulton se bashkëshortja e Verdi Ajazit që ka ndërruar jetë merr bonus në shumën 18.000 lekë, sikurse dhe dy të tjerët Hafize Ajazi  dhe Afrim Ajazi po ashtu marrin sedcili nga 18.000 lekë. Pagesën e fundit madje e kanë tërhequr nga Posta Shqiptare vetëm dy javë më parë, më 7 dhjetor 2022 dhe kanë firmosur.

Pra, sikurse del dhe nga dokumentet,  tre kurorat në familjen Ajazi jo vetëm që do të marrin banesat e tyre të reja, por kanë vijuar të tërheqin çdo muaj nga 180 mijë lekë bonus qiraje nga shteti.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Altin Ajazi: 20/12/2022 13:58

    180 mije leke ne Tirane?

    Përgjigju
    • zen: 20/12/2022 14:21

      180 mije x 3 = 540 mije ne Tirane

  • Iris: 19/12/2022 23:16

    Nese e kane marre bonusin e qirase per gjithe kete kohe dhe prape kane jetuar ne pallatin e demtuar,atehere shteti duhet te kerkoje kthimin e shumave qe jane marre,por nuk jane perdorur per qira.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?