Gjykata rrëzon kërkesën e PD, i jep të drejtë bashkisë! VIDEO nga momenti kur shembet pallati te 'Myslym Keta' në Tiranë, banorët nuk bëjnë rezistencë

19 Dhjetor 2022, 08:31| Përditesimi: 19 Dhjetor 2022, 15:01

  • Share

TIRANË- Ashtu siç ishte paralajmëruar pallati numër 4 në rrugën ‘Myslym Keta’ në Tiranë u shemb këtë të enjte. Gjykata e Tiranës mori vendimin për prishjen e pallatit të dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit duke rrëzuar kështu kërkesën e PD pasi Instituti i Ndërtimit më herët e kishte shpallur të rrezikshëm pallatin.

Aksioni i cili nisi në 6 të mëngjesit dhe nuk hasi në rezistencën e banorëve.

Nga 90 familje, 30 familje aktualisht janë sistemuar, 32 familje të tjera do i marrin për pak ditë shtëpitë sipas metrave katrore që kanë pasur, 16 familje nuk kanë pranuar, por Bashkia e Tiranës është në pritje që ata të vijnë dhe të përfitojnë si familjet e tjera.

Shembja e këtij pallati u kundërshtua nga përfaqësuesit opozitar. Deputetja e PD, Jorida Tabaku thotë se shembja e pallatit është shenjë autokracie.

“Banorët u gënjyen nga pushteti qendror dhe vendor. Aq sa sot gjenden mes 4 rrugëve dhe presionit të vazhdueshëm nga institucionet qeveritare për tu tërhequr nga e drejta e pronës” shkruan Tabaku.

Të njëjtin shqetësim shfaqi edhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta sipas të cilit bashkia do ta marrë përgjigjen më 14 maj.

“Natën dhe me dhunën e Policisë së "Rilindjes" qytetarëve ju rrëmbehet dhe ju shkatërrohet prona që të majmen klientët e "Rilindjes".14 maji është dita e madhe  kur qytetarët e Tiranës do t'ju japin ndëshkimin më të rreptë këtyre agresorëve dhe hajdutëve të shfrenuar” shkroi Meta.

Lidhur me pallatin në rr. Myslym Keta, i cili ishte shpallur i pabanueshëm nga Instituti i Ndërtimit, pas tërmetit të 2019, ka reaguar edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Ai tha se vendimi është marrë nga Instituti i Ndërtimit, i cili e ka rikonfirmuar këtë vendim edhe pak ditë më parë.

“Unë jam kryetar i bashkisë, nuk jam zonja Eni që të merrem me çështje familjare. Si kryetar i Bashkisë, me një koleg drejtor të Institutit të Ndërtimeve kemi shkëmbyer shkresa edhe në javët e fundit. Është rikonfimuar vendimi i inxhinierëve. Këto muhabetet për pajtim familjar janë çështje për zonjën Eni, nuk janë detyrë e kryetarit të Bashkisë. Shumë prej këtyre politikanëve bëjnë të njëjtën gjë që bënë edhe në Thumanë. Në Thumanë, pas tërmetit të shtatorit, patëm disa problematika dhe menjëherë erdhi tërmeti i nëntorit. Ishin këta që thanë i vrau shteti. Pse nuk i nxorët ju edhe pse njerëzit nuk donin të dilnin, pse nuk i nxorrët ju, edhe pse dëmet ishin më të vogla se sa tërmeti i nëntorit”, tha Veliaj.

Veliaj u shpreh se kush kandidon në emër të Sali Berishës dhe Ilir Metës, është Lulzim Basha i radhës, që përdoret për t’i hedhur hi syve të qytetarëve, referuar këtu Belind Këlliçit, i cili ka qenë i pranishëm në disa protesta të banorëve. “Kush kandidon në emër të Sali Berishës dhe Ilir Metës është thjesht Luli i radhës, që duhet të përdoret mish për top edhe për t’í hedh hi syve të njerëzve. Ilir Meta dhe Sali Berisha nuk më rezulton se kanë bërë njeri me shtëpi”, tha Veliaj.

Ora 15:34
Këlliçi protestoi për shembjen e pallatit në rr. Myslym Keta, Veliaj: Kush kandidon në emër të Berishës dhe Metës është Luli i radhës

1671378364_Screenshot4.jpg

Lidhur me pallatin në rr. Myslym Keta, i cili ishte shpallur i pabanueshëm nga Instituti i Ndërtimit, pas tërmetit të 2019, ka reaguar edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Ai tha se vendimi është marrë nga Instituti i Ndërtimit, i cili e ka rikonfirmuar këtë vendim edhe pak ditë më parë.

“Unë jam kryetar i bashkisë, nuk jam zonja Eni që të merrem me çështje familjare. Si kryetar i Bashkisë, me një koleg drejtor të Institutit të Ndërtimeve kemi shkëmbyer shkresa edhe në javët e fundit. Është rikonfimuar vendimi i inxhinierëve. Këto muhabetet për pajtim familjar janë çështje për zonjën Eni, nuk janë detyrë e kryetarit të Bashkisë. Shumë prej këtyre politikanëve bëjnë të njëjtën gjë që bënë edhe në Thumanë. Në Thumanë, pas tërmetit të shtatorit, patëm disa problematika dhe menjëherë erdhi tërmeti i nëntorit. Ishin këta që thanë i vrau shteti. Pse nuk i nxorët ju edhe pse njerëzit nuk donin të dilnin, pse nuk i nxorrët ju, edhe pse dëmet ishin më të vogla se sa tërmeti i nëntorit”, tha Veliaj. 

Veliaj u shpreh se kush kandidon në emër të Sali Berishës dhe Ilir Metës, është Lulzim Basha i radhës, që përdoret për t’i hedhur hi syve të qytetarëve. 

“Kush kandidon në emër të Sali Berishës dhe Ilir Metës është thjesht Luli i radhës, që duhet të përdoret mish për top edhe për t’í hedh hi syve të njerëzve. Ilir Meta dhe Sali Berisha nuk më rezulton se kanë bërë njeri me shtëpi. Më rezulton se Edi Rama, Erion Veliaj dhe shumë kolegë të tjerë bashkiakë, kanë bërë mijëra njerëz me shtëpi. Ai që ka bërë 1 mijë shtëpi mund të bëjë edhe 1001. Ata që kanë shtuar shtëpitë e tyre, si bëri Saliu me Lulin dhe Iliri me Monikën gjatë pandemisë dhe kohës së tërmetit ku meazallah se ndihmuan një njeri, nuk mendoj se janë shpresa. Kushdo të kandidojë për ta është thjesht një fotokopje dhe një Luli i radhës. Por, siç thashë, këto janë muhabete familjare, këto janë për emisione të tjera”, tha Veliaj.

Ora 14:22
Veliaj: Pallati te ‘Myslym Keta’ ishte shpallur i pabanueshëm pas tërmetit! Apartamentet e reja për banorët po ndërtohen te ‘5 Maji’

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj deklaroi sot se pallati i dëmtuar nga tërmeti në rr. “Myslym Keta” është një nga ndërtesat që janë shpallur të pabanueshëm, kurse banorët janë përfitues të apartamenteve të reja te lagja “5 Maji”.

“Në Tiranë janë prishur me dhjetëra pallate të dëmtuara nga tërmeti, sidomos në Njësitë 4 dhe 6, të cilat janë edhe dy zonat më të prekura. Nëse një institucion shtetëror, i cili quhet Instituti i Ndërtimit, ka dhënë verdiktin se ky pallat është i kategorisë DS5, jo vetëm në Tiranë, por edhe në Durrës, edhe në Fushë Krujë, edhe në Thumanë dhe çdo zonë tjetër të prekur nga tërmeti, automatikisht është detyrim i pushtetit vendor të kryejë disa gjera: Së pari, të prishë ndërtesën, së dyti, t’i japë bonus qiraje banorëve, për të mos i lënë jashtë dhe së treti, t’u japë shtëpi të re. Vetëm pasi kanë marrë shtëpinë e re, banorëve që nuk kanë asnjë strehim tjetër, u ndërpritet bonusi i qirasë, për t’u futur në shtëpinë e re,” u shpreh Veliaj në një intervistë për Top Neës.

Ai tha se politika po i dëmton banorët edhe në këtë rast, duke i joshur me protesta, pasi ata që kanë firmosur janë strehuar tashmë në apartamentet e reja.

“Ju kujtoj që, te zona e ‘5 Majit’ pjesa më e madhe e banorëve përfitues janë të këtij pallati në rr. “Myslym Keta”. Disa prej tyre pata mundësinë t’i vizitoj personalisht, janë akomoduar në shtëpitë e reja prej një viti. I besuan shtetit, qeverisë, i besuan bashkisë. Nuk u morën me politikë, nuk e politizuan çështjen, por menjëherë lidhën kontratën. Fillimisht për bonusin e qirasë dhe sapo apartamentet u bënë gati, u futën në shtëpitë e reja dhe sot po i gëzojnë. Viti i Ri do i gjejë në shtëpi më komode se ato që lanë. Unë besoj se kur iu besojmë autoriteteve, kur bashkëpunojmë që të kalojmë këto situata të vështira, ecim përpara. Nëse politizohet vaksina, nëse politizohet rindërtimi dhe nëse politizohet çdo gjë dhe për ideal të partisë njerëzit harrojnë idealin e familjes, ka shumë pak gjëra që mund të bëjë bashkia, përveçse të insistojë t’i ftojë dhe t’i riftojë”, argumentoi Erion Veliaj.

Ai saktësoi se pallati që u shemb sot ka dalë jashtë funksionit që në vitin 2019. U rivlerësua në vitin 2020-2021 sërish nga Instituti i Ndërtimit, i cili ka dhënë të njëjtin rezultat.

“Thirrja për ata qytetarë të fundit, duke qenë se 90% e qytetarëve merr bonusin e qirasë, kanë filluar edhe apartamentet: ju lutem, paraqituni te njësia administrative. Është bashkia juaj, është qyteti juaj, është shteti juaj. Grupseksionet shkojnë dhe vijnë, partiçkat shkojnë dhe vijnë. Ju garantoj një gjë atyre qytetarëve: Një parti e ndarë në dy pjesë, që dogji shtëpinë e saj, nuk do rregullojë shtëpitë tuaja. Mund ta rregullojë vetëm një shtet, një qeveri dhe një bashki që e ka bërë këtë për qindra banorë dhe sigurisht do ta bëjë edhe për atë pjesë, pavarësisht faktit që u përdorën politikisht,” ishte apeli i tij.

Ora 11:08
Jorida Tabaku reagon për shembjen e pallatit numër 4 në rrugën Myslym Keta: Gjykata ka manipuluar letrat dhe njerëzit

Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka reagur shembjen e pallatit në rrugën Myslym Keta, ku sipas bashkisë pallatet janë dëmtuar nga tërmeti. Ajo ka shpërndarë një video në llogarinë e saj në facebook ku duken pamje nga shembja e pallatit. Ajo ka nënvizuar që banorët kanë të drejtën e tyre dhe fajëson Gjykatën e Tiranës që ka urdhëruar shembjen e pallatit. Sipas saj, gjykata ka manipuluar dokumentet dhe banorët janë mashtruar.

“Banorët e rrugës Myslym Keta, njësia 4, më thërritën muaj më parë dhe më shpjeguan se si bashkia dhe deputeti zonës së tyre nga mazhoranca kishin gënjyer për projektin e lagjes në fjalë. Banorët u gënjyen nga pushteti qendror dhe vendor. Aq sa sot gjenden mes 4 rrugëve dhe presionit të vazhdueshëm nga institucionet qeveritare për tu tërhequr nga e drejta e pronës. Banorët kërkojnë të drejtën e tyre të gëzojnë pronën që po ua merr bashkia për të mos ua rikthyer. Për këtë të drejtë iu drejtuan gjykatës. Sot, është seanca e parë e gjyqit mes tyre dhe institucioneve shtetërore. Po sot, bashkia urdhëron shembjen pasi ka manipuluar letrat dhe banorët”, shkruan Jorida Tabaku në llogarinë e saj në instagram.

 

Ora 10:40
U dëmtua nga tërmeti, prishet pallati te ‘Myslym Keta’ në Tiranë! Gjykata rrëzon kërkesën e PD, i jep të drejtë Bashkisë për shembjen

1671442903_GjykataeTiranes.png

Gjykata e Tiranës merr vendimin për prishjen e pallatit të dëmtuar nga tërmeti në rrugën Myslym Keta.

Gjykata e Tiranës rrëzon kërkesën e PD duke i dhënë të drejtë bashkisë së Tiranës,

Instituti i Ndërtimit më herët e kishte shpallur të rrezikshëm pallatin

Ora 10:13
‘Qytetarë mos jini të qetë’, PL reagon për shembjen e pallatit në rrugën Myslym Keta: Largojini këta horra antiligj e antishtet

1671441259_Screenshot3.jpg

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili në një reagim për shembjen e bllokut të pallateve tek rruga ‘Myslym Keta’ në Tiranë.

“Nga Teatri,Astiri, Bregu i Lumit,5 Maji Rr.Myslym Keta i njejti agresor Veliaj!

Sa here qe do shikoni Veliajn ne ndonje lagje te Tiranes behuni gati dhe prisni shkaterrimin dhe debimin e radhes.

U sulmua me terbim dhe aq rrembim edhe pallati tek Rr.Myslym Keta sa banditet nuk u lane banoreve as te mblidhnin plaçkat tamam.

Pallati tek Rr.Myslym Keta qendroi ne kembe tre vjet pas termetit, por tani horrave te Bashkise me Veliajn ne krye nuk u priste puna me asnje ore dhe u versulen.

Ashtu sic nuk i priste puna per Teatrin, qe ka dy vjet i prishur, por u sulmua ne mes te pandemise nga vandalet dhe hajdutet e Bashkise e te policise se nuk ju priste hajduteria.

Ashtu sic u sulmua e mbyten me gaz burra gra femije e te moshuar ne Astir.

Ashtu sic u sulmuan, u dhunuan dhe u shkaterruan egersisht tek Bregu i Lumit.

Ashtu sic u sulmuan, u arrestuan banotet e te gjitha moshave kur shkaterruan banditet tek 5 maji.

Pra qytetare mos harroni sa here qe do shikoni Veliajn ne ndonje lagje te Tiranes behuni gati dhe prisni shkaterrimin dhe debimin e radhes.

Qytetare te Tiranes mos mendoni se jini te qete ne se jeni ne pallat apo nje shtepi private, se po ja vune syrin Veliaj me biznesmenet, qe ka perqark, do t’jua shkaterroje dhe do t’ju hedhe ne rruge te madhe ashtu sic kane bere dhe bejne ane e mbane Tiranes.

Mbrojtja e vetme eshte ligji.

Por qe ta kemi kete siguri, keta horra antiligj dhe antishtet duhen larguar nje ore e me pare me voten masive te qytetareve, qe duan te jetojne te qete dhe te mbrojtur.

Mos harroni qytetare, mbreme ishin tek Rr.Myslym Keta neser do te jene ne deren tuaj!!”- shkruan Vasili.

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • janos: 19/12/2022 16:45

    asnje vote per kete pushtet kriminel dhe hajdut...ky palaco i gjate ka kthyer ne pushtet bandat....

    Përgjigju
  • Termeti: 19/12/2022 10:42

    Z.Meta! Edhe pallati ne Thumane i rezistoj termetit te pare.Familjet vazhduan te jetojne, por kur ra termeti i nentorit vdiqen brenda. Maskara burre. Ben politike me jetet e njerezve. Zoti vonon por nuk harron.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?