'Fabrika në kolaps, nuk paguaj dot punonjësit', Pronari i fasonerisë thirrje qeverisë: Na përjashtoni nga taksa e sigurimeve shoqërore për 3 muaj

23 Mars 2020, 15:15| Përditesimi: 23 Mars 2020, 15:22

  • Share

Ndër, bizneset e prekura është edhe një fasoneri në Krujë. Pronari i saj, Muharrem Hoçja është shprehur se masat për shkak të koronavirusit kanë ndikuar në biznesin e tij. Sipas pronarit të fasonerisë, Hoçja mungesa e punonjësve është ajo që ka sjell më tepër probleme në prodhimtari.

“30-40% e tyre nuk vijnë në punë për shkak të frikës”, thekson ai.

Po ashtu, një tjetër problem që ka ndikuar në zinxhirin ekonomik për fasoneritë është dhe bllokimi i transporteve të mallrave nga Italia. Muharrem Hoçja thotë se biznesi i tij është i lidhur ngushtë më Italinë, dhe mungesa e furnizimit nga ky shtet e ka futur në kolaps fabrikën e tij.

Hoçja kërkon nga qeveria që fasoneritë të përjashtohen nga taksa e sigurimeve shoqërore të paktën për tre muaj. Ndër të tjera ai pohon se ka marrë 800 mijë euro kredi për të investuar në biznesin e tij, dhe se i ndodhur në këtë situatë ai nuk do ketë mundësi për të paguar jo vetëm kredinë e tij, por edhe pagat e punonjësve. Për këtë arsye, Hoçja kërkon që të përfshihen në një acistencë në grup në mënyrë që të mos falimentojë.


Lajmi kryesor:

COVID-19 ndikon në ekonomi. Bizneset me staf të reduktuar, fasoneria-qeverisë: Hiq 3 muaj taksën për sigurimet shoqërore (VIDEO)


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?