COVID-19 ndikon në ekonomi. Bizneset me staf të reduktuar, fasoneria-qeverisë: Hiq 3 muaj taksën për sigurimet shoqërore (VIDEO)

23 Mars 2020, 12:18| Përditesimi: 23 Mars 2020, 15:27

  • Share

Masat e marra nga qeveria shqiptare në kuadër të parandalimit të përhapjes së koronavirus kanë dhënë ndikimin e tyre edhe në biznes. Ndër bizneset e prekura në shkallë vendi janë edhe dy rastet e mëposhtme, i Vlorës dhe fasonerisë së Krujës.

Shpërthimi i koronavirus, i cili ka futur në kolaps gjithë ekonominë botërore po jep ndikimet e tij edhe në Shqipëri. Ndikimi që ai ka pasur në biznese do të duket më qartë muajin që vjen. Megjithatë, sipas të dhënave, për këtë vit rritja ekonomike në vendin tonë nga 4.3% parashikohet të shkojë në vetëm 2%.

Referuar emergjencës shëndetësore nga koronavirus, ekspertët botërorë theksojnë se bota tashmë është duke u përballur me dy kriza, pasi krahas krizës shëndetësore për shkak të pandemisë së COVID-19, ne jemi duke u përballur edhe me një tjetër krizë, atë ekonomike.

Ora 15:15
'Fabrika në kolaps, nuk paguaj dot punonjësit', Pronari i fasonerisë thirrje qeverisë: Na përjashtoni nga taksa e sigurimeve shoqërore për 3 muaj

Ndër, bizneset e prekura është edhe një fasoneri në Krujë. Pronari i saj, Muharrem Hoçja është shprehur se masat për shkak të koronavirusit kanë ndikuar në biznesin e tij. Sipas pronarit të fasonerisë, Hoçja mungesa e punonjësve është ajo që ka sjell më tepër probleme në prodhimtari.

“30-40% e tyre nuk vijnë në punë për shkak të frikës”, thekson ai.

Po ashtu, një tjetër problem që ka ndikuar në zinxhirin ekonomik për fasoneritë është dhe bllokimi i transporteve të mallrave nga Italia. Muharrem Hoçja thotë se biznesi i tij është i lidhur ngushtë më Italinë, dhe mungesa e furnizimit nga ky shtet e ka futur në kolaps fabrikën e tij.

Hoçja kërkon nga qeveria që fasoneritë të përjashtohen nga taksa e sigurimeve shoqërore të paktën për tre muaj. Ndër të tjera ai pohon se ka marrë 800 mijë euro kredi për të investuar në biznesin e tij, dhe se i ndodhur në këtë situatë ai nuk do ketë mundësi për të paguar jo vetëm kredinë e tij, por edhe pagat e punonjësve. Për këtë arsye, Hoçja kërkon që të përfshihen në një acistencë në grup në mënyrë që të mos falimentojë.

Ora 12:29
Masat për koronavirus ndikojnë në bizneset e Vlorës, rritet kërkesa për bukë, por vijon puna me staf të reduktuar (VIDEO)

Masat e marra nga qeveria shqiptare në kuadër të parandalimit të përhapjes së koronavirus kanë dhënë ndikimin e tyre edhe në biznes. Ndër bizneset e prekura janë edhe ato të Vlorës, edhe pse situata do të duket më qartë muajin që vjen.

Subjektet tregtare janë ato të cilat janë prekur të parat, megjithëse po punohet me orar të kufizuar, staf të reduktuar dhe janë marrë të gjitha masat e nevojshme duke filluar që nga distanca mes punonjësve, vendosja e dizifektantëve, por edhe hyrja me rradhë e klienteve.

Administrator i prodhime brumi dhe pastiçeri Arjoli në Vlorë, Olsi Shero, konfirmon se nga tre pika të këtij biznesi që kanë qenë në shërbim, aktualisht funksonon vetem një. Sipas tij, kjo pikë përdoret vetëm për prodhim bukë dhe ka pasur reduktim stafi në pikat ku shërbehet. Ndërkaq, ambjentet e tjera janë të mbyllura.

Administratori i Prodhime brumi dhe pastiçeri “Arjoli” thekson se, pavarësisht se duhen respektuar masat e marra nga qeveria për shkak të emergjencës shëndetësore ku ndodhemi, është rritur kërkesa për bukë.

Shero pranon se masat e dy javëve të fundit kanë ndikuar së tepërmi në biznes dhe pse muaji i ardhshëm do të konfirmojë me shumë për problematikat. Prodhime brumi dhe pastiçeri Arjoli në Vlorë është një nga bizneset me të njohura në qytet, por masat e marra kanë ndikuar në punën e biznesit.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?