Euro 2024, Shqipëria në grupin e ‘zjarrit’/ Trajneri Cungu: Shorti më i vështirë i kampionatit! Ish-futbollisti kombëtares: Kemi shanset tona

2 Dhjetor 2023, 19:52| Përditesimi: 2 Dhjetor 2023, 20:55

  • Share

Shorti i Euro 2024 për fazën me eleminime, nuk rezultoi shumë i favorshëm për Shqipërinë, duke na vënë përballë Spanjës, Italisë dhe Kroacisë. Spanja dhe Italia ish-kampione bote, ndërsa Kroacia ish-nënkampione bote në vitin 2018-ën.

Pavarësisht shortit, ish-futbollisti i kombëtares, Altin Rraklli në një lidhje skype për Report Tv tha se kombëtarja shqiptare ka shanset e veta për të përparuar më tej në europian edhe pas fazës së grupeve.

“Mua kombëtarja më duket më e fortë se ajo e atyre viteve që morëm pjesë për herë të parë. Duhet ti harrojmë 2 ndeshjet e fundit. Në finalet e kampionatit Europian është specifiklë ndryshe. Të gjitha skuadrat janë mysafire, është kompeticion ndryshe.  Skuadra duhet të jetë e plotë sic është kjo është me rëndësi për ne.  Unë uroj që kjo tek lojtarët tonë të mos ndodhë, ti kenë ato rezervat për kampionatin. Kemi shanset tona pavarësisht këtyre skuadrave që në letër duken të pamundura për t’i mposhtur”- u shpreh Rraklli.

Ndërsa nga ana tjetër, trajneri i futbollit Armando Cungu u shpreh se shorti që i ra Shqipërisë ishte më i vështiri në Euro 2024. Megjithatë ai theksoi se kombëtarja duhet të përpiqet të bëjë lojën e saj.

“Ishte një short jo i duhuri që e prisnim. Mund të jetë shorti më i vështirë që mund të na kishte rënë. Por kjo nuk do të thotë se duhet të dorëzohemi. Me rëndësi është të tregojmë nivel dhe të bëjmë lojën tonë. E rëndësishme është që të përpiqemi të bëjmë maksimumin tonë”- tha Cungu.

B.V//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?