Njeriu i Dukës voton në zgjedhjet e futbollit në Durrës me firmë të falsifikuar! Kreu i shoqatës i zgjedhur sot merr pjesë në Asamblenë e FSHF, ku votohet për Presidentin e ri (DOKUMENTI)

17 Janar 2022, 16:30| Përditesimi: 17 Janar 2022, 17:33

  • Share

Një shkelje e rëndë është shënuar në zgjedhjet që u  mbajtën sot për kryetar të shoqatës të futbollit në Durrës.  22 anëtarë të shoqatës votojnë për të zgjedhur kryetarin, i cili ka të drejtën për të votuar më tek në zgjedhjet për kreun e FSHF-së që pritet të mbahen në fund të muajit shkurt.

Report Tv mëson se njëri prej anëtarëve të shoqatës, konkretisht Fundim Dollaku, ka votuar për kryetarin si përfaqësues i mandatuar nga bashkia e Shijakut. Por në fakt, një faksimile e Bashkisë tregon se i mandatuari nga kryebashkiaku Elton Arbana është Altion Keçi pasi është drejtor i klubit shumësportësh të Erzenit dhe jo Dollaku që ka votuar. Kjo ngre pikëpyetje të mëdha mbi saktësinë e këtij procesi zgjedhor në Shoqatën e Futbollit të Durrës, që është në varësi të FSHF-së.

Report TV kontaktoi edhe zotin Altin keci i  cili tha se ‘përfaqësimi i tij është falsifikuar’.

Ky falsifikim i një procesi zgjedhor jo shumë të rëndësishëm në futboll, merr rëndësi të veçantë në këtë periudhë kur Armand Duka përballet në muajin shkurt me zgjedhjet për kryetarin e FSHF-së post që e mban prej 5 mandatesh dhe kërkon një të gjashtë, përballë kandidatit të vetëm deri më tani, komentatorit sportiv, Dritan Shakohoxha.

Kryetari i Shoqatës nuk voton i vetëm në zgjedhjet për FSHF, por përzgjedh edhe 3 anëtarë të shoqatës, duke shpjeguar kështu edhe arsyen pse në këtë proces zgjedhor lokal në Durrës, pati manipulim.

Nga ky votim, kryetar i Shoqatës u zgjodh Mikel Furrxhi, ndërsa anëtarët e shoqatës i hoqën mundësinë për të garuar një kandidati kundërshtar, duke zhvilluar garë pa garë vetëm me kryetarin që u rizgjodh.

Një rast dhe prove për prokurorinë që nuk duhet të rri duarkryq përballë fallsifikimeve haptazi që po ndodhin në sy të të gjithëve.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?