SKANDALI/ Armand Duka nis trukimin e zgjedhjeve, emëron fshehtazi kryetarin e Shoqatës Rajonale të Durrësit

17 Janar 2022, 14:10| Përditesimi: 17 Janar 2022, 21:19

  • Share

Në fshehtësi të plotë me objektivin e qartë për trukimin e zgjedhjeve të FSHF-së, presidenti Armand Duka ka zgjedhur në mënyrë jo legjitime delegatët dhe kryetarin e shoqatës rajonale të Durrësit. Burime për Gazetën TemA kanë bërë me dije se i gjithë procesi është zhvilluar në mënyrë skandaloze dhe të diregjuar drejtëpërdrejt nga Armand Duka, i cili ka zgjedhur në krye të kësaj shoqate njërezit që janë paguar dhe paguhen ende prej tij.

Në krye të shoqatës rajonale të Durrësit pa njoftuar askënd Armand Duka ka emëruar si kryetar vartësin e tij Mikel Furxhi, i njëjti person që ka qenë dhe më parë dhe që paguhet nga Federata Shqiptare e Futbollit. Një zgjedhje skandaloze që bëhet në një kohë kur ende nuk është shpallur data e zgjedhjeve për FSHF-në, ndërkohë që Duka ka nisur të caktojë votuesit që do japin votën për të.

Burime për Gazetën TemA nga bën me dije se përveç Mikel Furxhiut që është emëruar kryetar shoqate për Durrësin thellimi i skandalit është tek caktimi i delegatëve ku si sekretar është baxhanaku i Furxhiut. Një manipulim monstruoz që bëhet në sy të të gjithëve nga Duka që pas 20 viteve synon me ccdo mënyrë trukimi të vijojë mbretërimin e tij në krye të FSHF-së/ TemA

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?